Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Halil Doru, financa në dorën e duhur

“Shqipëria një vend i bekuar nga bukuritë natyrore, duhen ruajtur këto asete kombëtare”, -thotë Hali Dogru, drejtori i financave në kompaninë minerale “BerAlb”, një firmë që operon në nxjerrjen e bakrit në Shqipëri.

Halil Doru, financa në dorën e duhur

Të jesh një profesionist i aftë në fushën tënde, gjithmonë do të ketë nevojë për ty. Eksperienca e duhur si njohës i mirë i financave bëri që Halil Doru (Halil Doğru) të pikasej nga kompania “Nesco Metal” në Shqipëri me emrin BERALB, e cila operon në këtu në fushën minerare, e kishte të domosdoshme vendosjen e një drejtori të aftë dhe me përvojë në fushën e financave. I diplomuar për Administrim Biznesi, Halil Doru ka punuar edhe më parë për kompaninë “Nesco Metal”, kompani e cila ka një përvojë të gjatë në fushën minerare në Turqi. Më pas ai do të zhvendosej në Iran, ku kjo kompani kishte fabrikat e zinkut dhe plumbit. Ishte viti 2009 kur Halil Doru do të vinte në Shqipëri në pozicionin e drejtorit të financave.halil dogru

Ardhja në Tiranë për çdo turk ka qenë arsyeja e punës, dikush ka ardhur për ngritjen e një biznesi, ndërsa një tjetër ka ardhur për të punuar në një firmë prestigjioze, i tillë është Halil Doru. Ai ka ardhur me pozicionin e drejtorit të financës për kompaninë BERALB, e cila merret me nxjerrjen e bakrit. Në fillim të ardhjes së tij këtu, për Halilin u shfaq një infrastrukturë aspak e përshtatshme, megjithatë me kalimin e kohës gjërat filluan të ndryshonin.

-“Unë kam ardhur në vitin 2005 për herë të parë në Shqipëri për të qëndruar 45 ditë për t’u rikthyer më pas në 2009 dhe për të qëndruar më gjatë, deri tani që flasim. Të them të drejtën kur erdha në fillim m’u duk shumë infrastrukturë e shkatërruar, ndërsa kur u ktheva në 2009 kishte përmirësime të dukshme”, -shton Halili.
Dhe një nga përshtypjet ishte se rrugët ishin shumë të shkatërruara, nëse i bëjmë një krahasim tani nuk e mbaj mend nga cila rrugë kam ardhur nga aeroporti në Tiranë”, -pohon Halili.

Në fillim kur erdhi këtu, edhe pse ishte një ofertë shumë joshëse nga pikëpamja financiare, sërish Halil Doru e kishte me dy mendje do qëndronte këtu, apo do largohej. Për mendimin e tij të dyzuar të qëndronte apo të ikte, kishte të bënte ndikimi i parë që ai pati me vendin, i dukej sikur gjithçka ishte e pazhvilluar, kjo për sa i përket infrastrukturës.

halil dogru-“Për udhëtim pune kisha ardhur dhe e kisha me dy mendje që do rrija apo në Shqipëri. Më pas u ktheva sërish në Turqi për t’u kthyer sërish në 2009 për të punuar si drejtor finance në kompaninë BERALB”, -shprhet Halili.

Shumica e turqve që kemi takuar, kanë njohuri të mjaftueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, për këta të fundit dijenia ju ka ardhur nga shqiptarët të emigruar hershëm në Turqi. Kurse për Shqipërinë kanë mësuar në tekstet historike për të shkuarën e përbashkët historike. Edhe Halil Doru ka njohuri të mjaftueshme në këtë drejtim. Ai ishte në dijeni se një vend si Shqipëria gjeografikisht ndodhej në gadishullin e Ballkanit.

-“Në Turqi kam ditur shumë gjëra në lidhje me Shqipërinë, pasi kemi mësuar në shkollë, se kemi pasur një udhëtim të përbashkët historik. Por fizikisht arrita ta njoh vetëm kur erdha këtu në 2009 për të punuar”, -nënvizon Halili.

Në Shqipëri operon një kompani për nxjerrjen e bakrit, ajo është BERALB, e cila ka nisur aktivitetin e saj këtu që në vitin 2004 dhe punon edhe në ditët e sotme. Kjo kompani ka ardhur duke e zgjeruar aktivitetin e saj, çka i ka shërbyer dhe shtimi i vendeve të punës. Prodhimi i bakrit është i destinuar për tregun ndërkombëtar.halil dogru

-“Beralb sh.a, është një kompani që është themeluar në vitin 2001 për të vazhduar aktivitetin e saj në 2004. Ne punojmë në fushën e nxjerrjes së bakrit dhe e transportojmë atë në tregun ndërkombëtar. Që kur kam ardhur unë këtu shoqëria ka bërë një investim prej 60 milion dollarësh, në drejtim të zgjerimit të aktivitetit. Pothuajse pjesa më e madhe punonjësve janë shqiptarë, përveç pjesës drejtuese, e cila është staf turk. Një nga misionet tona është edhe dhënia e eksperiencave për stafin teknik, dhe pas kaq vitesh kemi shqiptarë që kanë poste drejtuese”, -sqaron Halili.

halil dogruNë lidhje me nisjen e një dite pune, Halil Doru shpjegon se nuk kanë një gjë të përcaktuar, pasi ka ditë që janë më shumë të ngarkuar se sa orari zyrtar. Në përgjithësi një ditë pune nis me një plan paraprak i bërë një ditë më parë, por edhe mund të jetë i tillë nga punët që dalin në vazhdimësi. Zyrtarisht dita nis në orën 9:00 të mëngjesit dhe përfund në orën 17:00, ky është orari zyrtar, por në varësi të punëve mund të tejkalohet.

-“Nuk mund të themi se kemi gjëra të përcaktuara, ne kemi një vazhdimësi, se punët që janë lënë një ditë më parë normalisht vijojnë në ditën pasardhëse. Ka punë, të cilat kërkojnë një përkushtim maksimal dhe e tejkalojnë orarin zyrtar. Dhe gjithashtu sot që ju jeni këtu ne kemi përgatitjen e faturave për firmat nënkontraktore, kështu që kemi një ditë të ngjeshur”, -shton Halili.

Shqipëria për çdokënd që ka ardhur këtu mbetet e unike, sidomos për turqit, pasi në shumë drejtime përngjan me vendin nga vijnë. Këtu kanë gjetur traditat e përbashkëta, por edhe klimën e njëjtë, me gjelbërim të harlisur. Ndërsa për sa i përket pjesës ekonomike, për Halil Doru, ajo është e njëjtë kudo. Mund të themi ka një shtrirje universale.halil dogru

-“Siç çdo vend ka infrastrukturat dhe organizmat e veta, ashtu si Shqipëria, por gjuha ekonomike kudo është e njëjtë. Në Shqipëri ka pasur problem, në pjesën ekonomike, ka pasur mjaft mangësi, por tani vëmë re se kanë ndryshuar shumë gjërat. Ndërsa në lidhje me rregullat dhe ligjet, pothuaj çdo ditë ndryshojnë, kështu që duhet të jesh shumë i kujdesshëm, pasi ka kosto nëse gabon. Komentet janë të hapura, për sa i përket ligjit që del”, -pohon Halili.


Për një kompani të madhe, njeriu që duhet marrë si drejtues i financës duhet të jetë në lartësinë e duhur profesionale. Këtë e ka dëshmuar më së miri edhe Kompania BERALB, kur zgjodhi si drejtues financiar Halil Doru, i cili me përkushtimin e tij, ka rritur të justifikojë besueshmërinë që i është dhënë për të qenë në pikën kyçe të kompanisë.

-“Sigurisht është eksperienca ime në këtë drejtim, por njëkohësisht edhe besimi që kanë aksionerët e kompanisë ndaj meje”, -shprehet Halili.

halil dogruShqipëria duke qenë një vend mesdhetar, është e përshkuar nga një klimë e përshtatshme për të jetuar. Në drejtim të ngjashmërisë që Shqipëria shpërfaq kundrejt Trabzon, qytet nga i cili vjen Halil Doru, është gjelbërimi, sidomos në veri të Shqipërisë.

-“Një nga pikat e përbashkëta janë reshjet dhe gjelbërimi është i njëjtë, pra e njëjta klimë. Kur ikën në veri të Shqipërisë vë re një ambient i ngjashëm si me bregun e Detit të Zi. Më duket shumë i ngjashëm me vendin nga vij”, -thotë Halili.

Koha e lirë në Shqipëri kalohet në mënyra të ndryshme, disa e kalojnë në biseda me miq në kafe, të tjerë duke u marrë me sport. Por ka edhe anë të tjera që mund ta kalosh kohën, duke shëtitur vende të bukura të Shqipërisë, për të cilat ky vend është i bekuar. Halil Doru është i apasionuar pas udhëtimeve, duke pasur parasysh edhe punën e tij, e cila ia kërkon të shkojë në terren për të inspektuar punimet.

-“Pothuajse i kam shëtitur të gjitha, por sidomos në verë preferoj të shkoj në jug, në Sarandë, Vlorë, Korçë, Pogradec. Kam shëtitur edhe veriun gjithashtu, kam qenë në Shkodër, Lezhë, Pukë etj. Kam qenë edhe në Kosovë. Kohën e lirë e kaloj më shumë në Tiranë, Durrës, por gjithashtu shkoj për inspektime në terren, e cila ndërthuret edhe me punën”, -shprehet Doru.

Ushqimi këtu është për t’u lavdëruar, kjo për sa i përket shijes si prodhim vendas. Çdo turk që ka ardhur këtu nuk e ka pasur të vështirë që të përshtatet me ushqimin, pasi kuzhinat ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Gjithsesi edhe pse kanë ngjashmëri, sërish ruajnë njëfarë veçanësie nga njëra-tjetra, sidomos në përdorimin e erëzave.

halil dogru-“Kur erdha në fillim e kisha pak të vështirë të mësohesha me kuzhinën vendase, por duke qenë se këtu ka lloje të ndryshme kuzhinash nga më të mirat në botë, atëherë arrita që të ushqehesha mirë. Por gjithashtu nuk duhet harruar se kuzhina këtu ka njëfarë ngjashmërie me atë turke. Prodhimet e detit janë shumë të mrekullueshme këtu, këto janë edhe të preferuarat e mia. Shqipëria mund të them pa frikë se është parajsa e prodhimeve të detit”, -pohon Halili.

Njeriu gjithmonë shkon aty ku siguron punën e tij. Në këtë treg global, ku kompanitë sa vijnë e bëhen më të shtrira në të gjithë botën, askush nuk e mendon të jetojë për here në një vend. Të tillë mendim ka edhe Halil Doru, kur ne e pyesim a do të jetonte përherë në Shqipëri.

-“Dua të them se kur erdha në fillim doja vetëm të ikja, kur ikja doja të kthehesha dhe mund të them se tani jam lidhur shumë me Shqipërinë. Është puna që më lidh më shumë me këtë vend, njerëzit janë të dashur, dhe ne i shohim gjërat pozitivisht”, -përgjigjet Halili.

Duke qëndruar për shumë kohë në vend, rrethi miqësor zgjerohet shumë, kështu ka ndodhur edhe për Halil Doru, cili ka miqësi shumëkombëshe. Sapo gjen kohën e lirë, ai i takon këta miq. Në fund të fundit është një mënyrë e të jetuari këtu, që njerëzit takohen shumë me njëri-tjetrin pas pune.

-“Kam një rreth miqësor të përzier kam turq, shqiptarë por edhe të huaj që jetojnë dhe punojnë këtu ashtu si unë”, -përfundon Halili.

- Realizoi për TRT Shqip, Urim TUSKU -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme