Interes i madh për librin e Presidentit Erdogan në Panairin e 31-të Ndërkombëtar në Doha

Në Panairin e 31-të Ndërkombëtar të Librit në Doha, në Katar, tërhoqi vëmendje të madhe libri i Presidentit Recep Tayyip Erdogan "Një botë më e drejtë është e mundur", i cili është përkthyer edhe në arabisht.

1766866
Interes i madh për librin e Presidentit Erdogan në Panairin e 31-të Ndërkombëtar në Doha

Panairin e 31-të Ndërkombëtar të Librit në Doha, në Katar, tërhoqi vëmendje të madhe libri i Presidentit Recep Tayyip Erdogan "Një botë më e drejtë është e mundur", i cili është përkthyer edhe në arabisht.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë Botuese të Universitetit Hamed bin Khalifa, libri “Një botë më e drejtë është e mundur", i përkthyer nga Nura Yamaç, ishte ndër librat më të kërkuar të shtëpisë botuese në panair.

Drejtori i shtëpisë botuese, Beshar Shebaru, tha: "Ky libër doli për herë të parë në një panair ndërkombëtar të librit. Ne do të vazhdojmë t'ua prezantojmë librin lexuesve dhe palëve të interesuara, kryesisht në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Muskat, që do të organizohet gjatë datave 23 shkurt-5 mars.”

Duke vënë në dukje se kërkesa për librin e Presidentit Erdogan është shumë e madhe, Shebaru tha: “Edhe pse kemi ardhur në ditën e fundit të panairit, vizitorët ende dynden për të blerë shumë libra”.

Këtë vit, 430 shtëpi botuese nga 37 vende morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Doha, i cili u mbajt gjatë datave 13-22 janar me temën "Shkenca është dritë".

Një nga panairet më të vjetra dhe më të mëdha të librit në rajonin e Gjirit, Panairi Ndërkombëtar i Librit në Doha u mbajt për herë të parë në vitin 1972. Panairi, i cili për një kohë të gjatë mbahej çdo dy vjet, filloi të organizohej çdo vit pas vitit 2002.



Lajme të ngjashme