Në Festivalin e Filmit në Berlin konkurrojnë dy bashkëprodhime të TRT-së

Dy filmat, të bashkëprodhuar nga Korporata Turke e Radios dhe Televizionit (TRT), po konkurrojnë në Edicionin e 72-të të “Festivalit të Filmit në Berlin”.

1765754
Në Festivalin e Filmit në Berlin konkurrojnë dy bashkëprodhime të TRT-së

Dy filmat, të bashkëprodhuar nga Korporata Turke e Radios dhe Televizionit (TRT), po konkurrojnë në Edicionin e 72-të të “Festivalit të Filmit në Berlin”.

Sipas një deklarate të bërë nga TRT, në garën kryesore të festivalit, e cila do të mbahet në datat 10-16 shkurt të këtij viti, do të konkurrojë filmi “Një copë nga qielli” (Gökyüzünden Bir Parça) i mbështetur nga TRT-ja.

Bashkëprodhimi zvicerano-gjerman, me regji të Michael Koch dhe prodhuar nga Christof Neracher, është midis 18 filmave të përzgjedhur për Seksionin e Konkurrencës kryesore të festivalit, i cili tërheq qindra prodhime nga e gjithë bota çdo vit.

Filmi, i cili konkurroi në kategorinë e prerjes së parë Eastern Promises të sektorit të industrisë në Festivalin e Filmit në Karlovy Vary të mbajtur vitin e kaluar, fitoi gjithashtu "Çmimin e TRT-së" në kategorinë “First Cut”.

Ndërkaq filmi "Klondike" do të konkurrojë në seksionin "Panorama", i cili është një nga pikat kryesore të “Festivalit të Filmit në Berlin” dhe shfaq filma të rinj, të guximshëm dhe krijues nga kinemaja botërore.

Produksioni do të ketë premierën botërore në “Festivalin e Filmit Sundance” dhe do të shfaqet në “Festivalin e Filmit në Berlin” menjëherë më pas.

Filmi i bashkëprodhimit ukrainas-turk, me regji nga Maryna Er Gorbach dhe bashkëprodhuar nga Mehmet Bahadir Er, mori “Çmimin e TRT-së të Bashkëprodhimit Ndërkombëtar” në kategorinë “12 Punto” në vitin 2020.

"Klondike" për temë ka një grua shtatzënë të quajtur Ira dhe familjen e saj që jetojnë në kufirin Ukrainë-Rusi dhe që refuzuan të largohen nga shtëpia e tyre pavarësisht se ishin të rrethuar nga grupet separatiste. Ira dhe familja e saj e gjejnë veten në qendër të një fatkeqësie të rrëzimit të avionit ndërkombëtar më 17 korrik 2014.



Lajme të ngjashme