A e dini se Lugina Ihlara në Anadollin Qendror zë një vend të rëndësishëm ndër kanionet në botë?

Lugina Ihlara, me natyrën e saj, është një nga vendet më të bukura që ia vlen të vizitohet në Turqi.

1759137
A e dini se Lugina Ihlara në Anadollin Qendror zë një vend të rëndësishëm ndër kanionet në botë?

A e dini se Lugina Ihlara në Anadollin Qendror zë një vend të rëndësishëm ndër kanionet në botë?

Lugina Ihlara, e cila është 18 kilometra e gjatë, 150 metra e thellë dhe 200 metra e gjerë, ndodhet brenda kufijve të nënprefekturës Aksaray në Anadollin Qendror. Kjo luginë, e cila përmban mijëra hapësira jetese, ndryshe nga kanionet e tjera, ka dallimin pasi është kanioni më i madh në botë ku njerëzit kanë jetuar në të kaluarën. Qindra kisha dhe vende që janë ndërtuar duke u gdhendur shkëmbinjtë që rrethojnë luginën e kanë bërë Ihlaran një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës dhe qytetërimit në botë.

Lugina Ihlara, me natyrën e saj, është një nga vendet që ia vlen të vizitohet në Turqi. Në buzë të ujit në fund të luginës, e cila është e lartë si mur, e thellë dhe e ngushtë, ka një brez të dendur gjelbërimi. Përreth luginës bie në sy stepë livadhore me një petk të varfër bimor.  Megjithatë, kur shikohet nga shpatet e luginës, shihet një pjesë e pasur dhe e gjelbëruar e natyrës. Edhe pse klima kontinentale është mbizotëruese në rajon, klima mesdhetare ndihet në fund të luginës.



Lajme të ngjashme