Dokumentari i TRT-së, "Gruaja Afgane" merr çmimin "Dokumentari më i mirë" në Tokio

Dokumentari "Gruaja Afgane" i përgatitur nga Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) u vlerësua me çmimin "Dokumentari më i mirë" në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Tokio.

1759350
Dokumentari i TRT-së, "Gruaja Afgane" merr çmimin "Dokumentari më i mirë" në Tokio

Dokumentari "Gruaja Afgane" i përgatitur nga Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) u vlerësua me çmimin "Dokumentari më i mirë" në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Tokio.

Dokumentari, prodhim i brendshëm i TRT-së, i cili tregon historinë e grave afgane, të cilave iu desh të jetonin nën presionin e talibanëve për vite me radhë në Afganistan, një gjeografi ku është e vështirë të jesh grua, duke punuar dhe mbijetuar, arriti një sukses tjetër në fushën ndërkombëtare.

"Gruaja Afgane" u vlerësua me çmimin "Dokumentari më i mirë" në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Tokio.

Zeynep Keçeciler, regjisorja e dokumentarit, në një prononcim u ndal te tema e dokumentarit dhe tha: “Dokumentari është historia e rezistencës së grave afgane, të cilat janë persekutuar për vite me radhë nga talibanët, një organizatë terroriste dhe ato nuk dorëzohen kurrë. Kjo është një hapësirë gjeografike ku është shumë e vështirë të jesh njeri, veçanërisht grua. 5 femra, mjeshtre të përpunimit të stofit të leshit, që jetojnë në fshatin Dehberat të provincës Penxhap të Afganistanit, janë të vendosura të ndryshojnë historinë e trishtuar të vajzave me djersën dhe punën e tyre të palodhur. Mbështetja e tyre e vetme në këtë proces të vështirë është besimi i tyre në këmbëngulje. Së bashku, do të jemi dëshmitarë të historisë së pesë grave të jashtëzakonshme që punojnë pa u lodhur që vajzat e tyre të shkollohen dhe trajtohen njerëzisht, dhe bashkëshortët e tyre që nuk i lënë kurrë vetëm në këtë luftë të tyre.”

Dokumentari "Gruaja Afgane" ishte vlerësuar gjithashtu me çmim edhe në "Festivalin e 2-të t Filmit të Pavarur sicilian" dhe "Festivalin Ndërkombëtar të Filmit suedez 2020".

 



Lajme të ngjashme