Turqi – Mustafapasa dhe Tarakli shpallen “destinacione të turizmit rural” nga OKB-ja

Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO), agjenci e Kombeve të Bashkuara përgjegjëse për promovimin global të turizmit, vlerësoi fshatin Mustafapasa të Nevsehirit dhe rrethin Tarakli të Sakaries si “destinacione të turizmit rural”.

1742432
Turqi – Mustafapasa dhe Tarakli shpallen “destinacione të turizmit rural” nga OKB-ja

Siç bën të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit përmes një komunikate me shkrim, Organizata Botërore e Turizmit, e cila filloi këtë vit "Nismën e Fshatrave Turistike më të Mira" me synimin për ta bërë turizmin një forcë pozitive për zhvillimin, transformimin dhe mirëqenien e komunitetit rural, zgjodhi dy destinacione të turizmit rural nga Turqia.

Fshati Mustafapasa i provincës Nevsehir dhe rrethi Tarakli i provincës Sakarie e morën këtë çmim në Sesionin 24. të Asamblesë së Përgjithshme të UNWTO-së, mbajtur në kryeqytetin Madrid të Spanjës.

Në këtë garë, gjithsej 44 destinacione të turizmit rural nga 32 vende të ndryshme u vlerësuan të përshtatshme për të mbajtur këtë titull për shkak të tipareve të tyre natyrore e kulturore dalluese, stilit tradicional të jetesës të ruajtur mirë dhe kapaciteteve për aktivitete ekonomike rurale gjithëpërfshirëse.

Fshati Mustafapasa dhe rrethi Tarakli nga Turqia arritën të jenë ndër destinacionet që u panë të denja për këtë çmim, në mesin e 175 aplikimeve nga 75 vende.



Lajme të ngjashme