Në Kosovë filloi punimet Akademia Ballkanike e Letërsisë dhe Autorësisë

Akademia mbahet në qytetin e Prizrenit me pjesëmarrjen e 45 të rinjve nga Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

1739765
Në Kosovë filloi punimet Akademia Ballkanike e Letërsisë dhe Autorësisë

Në bashkëpunim të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) dhe Unionit të të Diplomuarve të Kosovës në Turqi (TÜMEB) në Prizreni filloi "Akademia Ballkanike e Letërsisë dhe Autorësisë”.

Në këtë akademi marrin pjesë 45 të rinj nga Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Akademia Ballkanike e Letërsisë dhe Autorësisëdo të ofrojë kontribut për rritjen e aftësisë së mendimit, leximit dhe shkrimit në gjuhën turke në Ballkan dhe forcimin e fushës letrare dhe akademike të turqishtes jashtë vendit.

Të rinjtë e angazhuar në fushën e komunikimit dhe autorësisë pjesëmarrës në këtë akademi do të trajnohen për 5 ditë mbi zhvillimin e aftësive të të shprehurit me shkrim, shkrimin krijues, të menduarit dhe shkrimin dygjuhësh, letërsinë për fëmijë në Turqi dhe mbarë botën si dhe në shumë tema të tjera.

Në fund të trajnimit interaktiv dhe praktik që do të zhvillohet mes datave 27 nëntor - 2 dhjetor për pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes.



Lajme të ngjashme