Në Shqipëri filloi “Java e Filmit Turk”, organizuar nga Instituti “Yunus Emre”

Në kuadër të programit të çeljes së evenimentit kulturor, që u mbajt në një kinema në Tiranë, u shfaq filmi “Mrekullia në qelinë numër 7”.

1737566
Në Shqipëri filloi “Java e Filmit Turk”, organizuar nga Instituti “Yunus Emre”

Në Tiranë filloi “Java e Filmit Turk”, organizuar nga Instituti “Yunus Emre” (YEE).

Në kuadër të programit të çeljes së evenimentit kulturor, që u mbajt në një kinema në Tiranë, u shfaq filmi “Mrekullia në qelinë numër 7”.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë z. Murat Ahmet Yoruk mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Filmit Turk në Tiranë që u ndoq me shumë interes nga media dhe artdashësit.

Yörük u shpreh se Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria, ndjekin me shumë interes prodhimet turke  dhe theksoi se arti turk ndërton ura bashkëpunimi dhe komunikimi.

Edhe aktori shqiptar Julian Deda, në fjalën e tij të rastit, u shpreh se aktiviteti kulturor është një hap për zhvillimin e urave të bashkëpunimit në këtë fushë.

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Omer Osman Demirbas tha se ata zgjodhën filma që janë, njëri më i vlefshëm se tjetri për spektatorin.

Në kuadër të Javës së Filmit Turk, që do të zgjasë deri më 26 nëntor, do të shfaqen edhe filmat “Kampion për ne”, “Rafadan Tayfa, Aventurat e Dehliz”, Amnisti dhe “Kandidatë nëse është kësmet”.



Lajme të ngjashme