SHBA – Kitara e Eric Clapton shitet në ankand për 625 mijë dollarë

Kitara akustike e muzikantit të famshëm, Eric Clapton, u shit për 625 mijë dollarë në një ankand të mbajtur në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1737188
SHBA – Kitara e Eric Clapton shitet në ankand për 625 mijë dollarë

Çmimi i kitarës akustike “Matrin D-45”, e cila u hodh në shitje në një prej bar-restoranteve “Hard Rock Cafe” të Nju-Jorkut nga shtëpia e ankandeve “Julien's”, ishte rreth 300-500 mijë dollarë para ankandit.

Me këtë kitarë artisti britanik interpretoi me grupin e tij “Derek and The Dominos” në koncertin e tij të parë direkt në vitin 1970.

Kitaristi, këngëtari dhe kompozitori 76-vjeçar i muzikës “rock” e “blues”, i cilësuar si një prej kitaristëve më të rëndësishëm dhe me më tepër ndikim të të gjitha kohërave, u rendit i dyti në listën e “100 kitaristëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave” të publikuar nga “Rolling Stone” dhe i katërti në listën e “50 kitaristëve më të mirë të të gjitha kohërave” të publikuar nga “Gibson”. Ai gjithashtu u rendit i pesti në listën e “10 elektrokitaristëve më të mirë” të publikuar nga revista “Time” në vitin 2009.

Në këtë ankand, ku u shitën edhe sende me vlerë të legjendave me famë botërore të muzikës “rock”, u siguruan gjithsej 5 milionë euro të ardhura.

Mes objekteve të shitura në ankandin dyditor të “Julien's” kishte po ashtu sende personale të anëtarëve të grupeve ikonike “Beatles” e “Rolling Stones”, si dhe të emrave të shquar të muzikës botërore si Michael Jackson, Lady Gaga, Madonna e Elvis Presley.



Lajme të ngjashme