Turqia rizgjidhet si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Turqia është rizgjedhur si anëtare e Bordit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) për periudhën 2021-2025.

1735450
Turqia rizgjidhet si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Turqia është rizgjedhur si anëtare e Bordit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) për periudhën 2021-2025.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme bëhet e ditur se në zgjedhjet e zhvilluara dje në kuadër të Konferencës së Përgjithshme të 41-të të UNESCO-s, Turqia, e cila ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv gjatë periudhës 2017-2021, është rizgjedhur si anëtare e bordit edhe për periudhën 2021-2025.

“Turqia ka miratuar objektivat dhe idealet e UNESCO-s dhe ka mbështetur në mënyrë aktive agjencinë në të gjitha nivelet”, thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se (Turqia) do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e aktiviteteve dhe vlerave të UNESCO-s si anëtare e Bordit Ekzekutiv.

Në deklaratë theksohet se zgjedhja e Turqisë si anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për një mandat tjetër ishte rezultat i performancës aktive dhe të suksesshme të saj në periudhën e mëparshme, si dhe kontributit në vlerat arsimore, shkencore dhe kulturore në shkallë globale.

Me 158 shtete anëtare që votuan pro, Turqia përfshihet sërish ndër 58 vendet në mekanizmin vendimmarrës nga 195 shtete anëtare të organizatës.

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga 58 shtete anëtare. Bordi, i zgjedhur për katër vjet, mblidhet dy herë në vit.



Lajme të ngjashme