Në Shqipëri u mbajt paneli rajonal "Mesazhi universal i Yunus Emresë"

Instituti turk "Yunus Emre" Tiranë në bashkëpunim me "Balkan Research Center" (Instituti i Studimeve Ballkanike) të Universitetit “New York Tirana” organizoi panelin "Mesazhi Universal i Yunus Emresë".

1724899
Në Shqipëri u mbajt paneli rajonal "Mesazhi universal i Yunus Emresë"
Yunus Emre Yılı Etkinlikleri_Tiran_5.jpg
Yunus Emre Yılı Etkinlikleri_Tiran_2.jpg
Yunus Emre Yılı Etkinlikleri_Tiran_3.jpg
Yunus Emre Yılı Etkinlikleri_Tiran_Murat Ahmet Yörük.jpg
Zafer Kıyıcı_Vau i Dejes_Mark Babani_2.jpg

"Mesazhi universal i Yunus Emresë" stacionohet në Tiranë

 

Instituti turk "Yunus Emre" Tiranë në bashkëpunim me "Balkan Research Center" (Institutin e Studimeve Ballkanike) të Universitetit “New York Tirana”, universitetin e Fondacionit Turk Maarif, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke dhe studiuesve nga disa vende organizuan panelin "Mesazhi Universal i Yunus Emresë".  

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në fjalën e tij përshëndetëse në aktivitet u shpreh i kënaqur që merr pjesë në këtë panel të organizuar në kuadër të “Vitit të Yunus Emresë dhe Turqishtes”, duke shtuar se poeti Yunus Emre ka lënë gjurmë të thella.

“Rreth tetë shekuj të plotë më parë, me poezitë e tij me tematikë të dashurisë, tolerancës dhe paqes, ai iu drejtua njerëzve dhe hodhi në Anadoll idenë e parë të humanizmit, që u zhvillua në periudhën e rilindjes evropiane”, tha Yörük.

Ai theksoi se Yunus Emre i tejkaloi kufijtë e gjeografisë ku ai veproi dhe arriti të zërë vend edhe në trashëgiminë kulturore të përbashkët të gjithë njerëzimit. Yörük tha se poezitë e Yunus Emresë lexohen edhe në vendet e Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Drejtori i institutit "Yunus Emre" në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, tha se arsyeja e takimit ishte përkujtimi i Yunus Emresë. “Unë dua ta përshkruaj Yunus Emrenë si mjek i zemrave”, tha Demirbaş, duke shtuar se praktikimi i mesazheve të Yunus Emresë mund të ndihmojë në largimin e vuajtjeve në botë.

Drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, po ashtu u shpreh i lumtur që mori pjesë në këtë aktivitet, të cilin ai e cilësoi sa të rëndësishëm, aq edhe të kuptimtë. Siç theksoi ai, Yunus Emre përfaqëson universalizmin dhe zë një vend të rëndësishëm në historinë e kulturës dhe civilizimit.

Prof. dr. Nertila Gjini, rektore e komanduar e Universitetit “New York Tirana”, tha se ky aktivitet shënon një hap domethënës që evidenton kontributet e universitetit në drejtim të ndërkombëtarizmit të kërkimit shkencor dhe sipas saj synon të ndërtojë ura të reja komunikimi mes brezave, vendeve dhe kulturave.

Prof. Asoc. Dr Lindita Xhanari Latifi, drejtoreshë e Institutit të Studimeve Ballkanike, në Universitetin “New York në Tiranë”, në kumtesën e saj theksoi se Yunus Emre e kreu detyrën e tij historike në mënyrën më të mirë të mundshme.

"...Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, thekson se: 'Poeti, sufisti dhe mendimtari i madh turk Yunus Emre, me mesazhet e tij që tejkalojnë epokat, është gjithashtu bartës i turqishtes sonë të bukur. Turqishtja me poezitë e tij u rilind dhe u rrënjos në këtë gjeografi, duke fituar një identitet të ri si gjuhë kuptimplotë që shpreh dashuri'...", tha ajo.

Behixhudin Shehapi, historian i artit nga Maqedonia e Veriut, në fjalën e tij me temë "Fryma universale e Yunus Emresë" tha se poeti Yunus Emre me porosinë e tij universale dhe me dashurinë ndaj njerëzve, në mënyrë të fuqishme ka kontribuar për njohjen e fillimeve të kulturës osmane në Ballkan.

"Fjalët e Yunus Emresë ‘Ejani të njihemi, të takohemi, të lehtësohemi, ta duam botën e cila nuk do t’i mbetet askujt’, u bënë slogan i njohur në të gjitha kohët dhe kulturat", theksoi Shehapi.

Poeti nga Kosova Zeynel Beksaç, në kumtesën e tij u shpreh se të lexosh Yunusin do të thotë të ankorosh në ndalesat e paqes universale. "Kuptimi i Yunusit është të ndikosh vëllazërinë, paqen, miqësinë dhe tolerancën. Yunusi është një oqean", tha Beksaç.

Nga ana tjetër, instituti turk "Yunus Emre" - Shkodër ka realizuar në bashkëpunim me bashkinë e Krujës këtë të martë në Pallatin e Kulturës "Ibrahim Bërdaku" ekspozitën “Thënie të Yunus Emresë”, shoqëruar me demonstrime të artit “ebru” dhe gosti të kulinarisë turke.

Hapja e ekspozitës “Thënie të Yunus Emresë”, të përgatitur nga artisti shkodran, Bekim Ndrukaj u realizua me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Ndërkaq, drejtori e institutit turk "Yunus Emre", Zafer Kiyici në kuadër të shtrirjes së bashkëpunimit shqiptaro-turk zhvilloi një takim në bashkinë e Vau Dejës, ku u prit nga kryetari i saj, Mark Babani.

Në këtë takim ishin të pranishëm prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni dhe kryetari i këshillit të qarkut Shkodër, Ilmi Lakti.

Drejtuesit e këtyre institucioneve diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit dypalësh mes institutit "Yunus Emre" dhe bashkisë Vau Dejës në avancimin e programeve të kulturës dhe edukimit.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme