A e dini se rajoni i dytë më i madh i tarracave në botë të formuara në pyje ndodhet në Turqi?

Krahas tarracave (travertave) me famë botërore të Pamukkalesë ekziston një zonë tjetër tarracash natyrore në rajonin e Detit të Zi të Turqisë.

1723931
A e dini se rajoni i dytë më i madh i tarracave në botë të formuara në pyje ndodhet në Turqi?

A e dini se rajoni i dytë më i madh i tarracave në botë të formuara në pyje ndodhet në Turqi?

Krahas tarracave (travertave) me famë botërore të Pamukkalesë ekziston një zonë tjetër tarracash natyrore në rajonin e Detit të Zi të Turqisë. Tarracat Goksu në nënprefekturë Dereli të rrethit Giresun, që të sjellin në mendje  Pamukkalenë,  janë rajoni i dytë më i madh i tarracave në botë të formuara në pyll pas Parkut Kombëtar “Yellowstone” në SHBA.

Tarracat Goksu, ndodhen afërsisht 4 kilometra nga Parku Natyror Kuzalan dhe me ngjyrat e tyre të bruztë (gurkali) dhe të bardhë të sjellin në mendje Pamukkalenë. Zona ku ndodhen tarracat e formuara nga uji me sode me vlerë të lartë minerale, u rregullua duke krijuar pellgje të mëdha dhe të vogla në formën e tarracave.

Shtigjet e ecjes të ndërtuara për vizitorët u zbardhën me kalimin e kohës, ndërsa pellgjet u kthyen në ngjyrën e bruztë. Punimet e rregullimit në Goksu do të përfundojnë në vitin 2022 dhe ky rajon magjepsës do të “hapë dyert” për turizmin.

 


Lajme të ngjashme