Aktori Alec Baldwin vret aksidentalisht një grua gjatë xhirimeve të filmit "Rust"

Një grua vdiq dhe një burrë u plagos pasi aktori i njohur amerikan Alec Baldwin qëlloi me pistoletën që përdorte gjatë xhirimit në një film në shtetin Nju-Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

1723524

Sipas medias amerikane, referuar deklaratës së Sherifit të Qarkut Santa Fe, një aksident ka ndodhur në sheshin e xhirimit të filmit "Rust" në shtetin e Nju-Meksiko.

Drejtoresha e Fotografisë Halyna Hutchins, 42 vjeç, dhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç, u qëlluan si pasojë e shkrepjes së pistoletës së përdorur nga Baldwin gjatë filmimit të një skene. Në fakt pistoleta duhet të ishte bosh dhe një pistoletë që gjeneron zhurmë dhe përdoret gjatë xhirimeve të skenave të tilla.

Hutchins u dërgua me helikopter në spital, por ajo vdiq nga plagët e marra.

Kurse regjisori Souza, i cili u dërgua me ambulancë në një spital tjetër, ku vijon të marrë mjekimin.

Zëdhënësi i Baldwin u tha gazetarëve se incidenti, i cili ndodhi si pasojë e shkrepjes së pistoletës bosh, kishte qenë një aksident.

Mësohet se policia vazhdon hetimet për armën përdorur.

Lajme të ngjashme