A e dini se bakllavaja e Gaziantepit është e regjistruar në BE si një tregues gjeografik?

Bakllavaja është një lloj ëmbëlsire me origjinë nga Azia Qendrore dhe është një shije e sjellë në Anadoll nga turqit.

1720344
A e dini se bakllavaja e Gaziantepit është e regjistruar në BE si një tregues gjeografik?

A e dini se bakllavaja e Gaziantepit është e regjistruar në Bashkimin Evropian si një tregues gjeografik?

Bakllavaja është një lloj ëmbëlsire me origjinë nga Azia Qendrore dhe është një shije e sjellë në Anadoll nga turqit. Me kalimin e kohës, ajo mori shumëllojshmëri në kuzhinat e pallateve osmane dhe mori formën e saj aktuale. Sot, kur bëhet fjalë për bakllavanë,  gjëja e parë që vjen në mendje është bakllavaja e Gaziantepit.

Bakllavaja e Gaziantepit, e cila ka lindur në qytetin Gaziantep të Turqisë dhe ka mbijetuar duke u mësuar brez pas brezi (nga babai në djalë), nga mjeshtri te nxënësi, është një nga shijet më të rëndësishme të ëmbëlsirave të kuzhinës tradicionale turke.

Komisioni Evropian në vitin 2013 miratoi përfshirjen e bakllavasë së Gaziantepit në listat e "emrit të mbrojtur të origjinës" dhe "treguesit gjeografik të mbrojtur". Bakllavaja e Gaziantepit, e cila është bërë një markë me metodën e saj unike të prodhimit, harxhet e përdorura dhe cilësinë e saj, është regjistruar si një tregues gjeografik dhe është bërë një nga produktet më të rëndësishme të Turqisë.

Ky regjistrim i bakllavasë së Gaziantepit ka një rëndësi të madhe për sa i përket ruajtjes së karakteristikave të saj unike dhe për të parandaluar të gjitha llojet e abuzimeve dhe imitimeve. Bakllavaja e Gaziantepit, shija e parë e kuzhinës turke e regjistruar në Bashkimin Evropian, tani është një pasuri jo vetëm e tryezave turke, por edhe atyre evropiane.

 

 


Lajme të ngjashme