UNESCO miratoi dy rezoluta në favor të Palestinës

Ministria e Jashtme Palestineze njoftoi se UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën) ka miratuar dy rezoluta në favor të Palestinës.

1719727

Sipas një deklarate me shkrim nga ministria, dy rezolutat, "Palestina e okupuar" dhe "institucionet kulturore dhe arsimore", u mor njëzëri nga anëtarët në seancën e 212 të Këshillit Ekzekutiv të organizatës në kryeqytetin Paris të Francës.

“Të dy rezolutat afirmuan statusin e Jerusalemit Lindor si një qytet i pushtuar”, thuhet në deklaratë, duke theksuar se "masat e marra nga forcat okupuese të Izraelit në qytetin e shenjtë janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen menjëherë".

“UNESCO ka kërkuar përfundimin e projekteve të gërmimit të tuneleve dhe politikave të paligjshme izraelite në Jerusalemin Lindor, dhe për të mbrojtur strukturën kulturore të qytetit të vjetër dhe të drejtën e palestinezëve për të adhuruar”, thuhet në deklaratë.

Duke përshëndetur vendimet e marra në seancën e 212-të e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, udhëheqja palestineze i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të parandalonte shkatërrimin e Jerusalemit, qendrës së tre feve hyjnore.

Lajme të ngjashme