Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë e restauruar nga TIKA, u hap për adhurim

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka përfunduar restaurimin e xhamisë historike të Et’hem Beut në Tiranë, ndërkohë xhamia është hapur për besimtarët.

1718123
Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë e restauruar nga TIKA, u hap për adhurim
Tiran Edhem Bey Cami restorasyonu bitti_3.jpg
Tiran Edhem Bey Cami restorasyonu bitti_2.jpg
Tiran Edhem Bey Cami restorasyonu bitti_4.jpg
Tiran Edhem Bey Cami restorasyonu bitti_6.jpg
Tiran Edhem Bey Cami restorasyonu bitti_10.jpg
Tiran Edhem Bey Cami restorasyonu bitti_9.jpeg

Hapet për adhurim xhamia Et’hem Beu në Tiranë pas restaurimit nga TIKA

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka përfunduar restaurimin e xhamisë historike të Et’hem Beut në Tiranë, ndërkohë xhamia është hapur për besimtarët.

 

Restaurimi i saj filloi në mars të vitit 2018 dhe tashmë xhamia, simbol e kryeqytetit të Shqipërisë që i përket periudhës osmane, është hapur për adhurim.

Ezani nga kjo xhami që posedon sipërfaqe prej 310 metra katrorë do të thirret përsëri pas ndërprerjes për shkak të restaurimit, ndërsa që në ditët e para të hapjes së saj para disa ditësh ka ngjallur interesin e madh të besimtarëve jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë dhe më gjerë.

Kjo xhami e cila është monument kulture i kategorisë së parë është pjesë e monumenteve që përbëjnë qendrën historike të Tiranës.

Në kohën që është ndërtuar xhamia bënte pjesë në kompleksin e ndërtimeve që përbënin qendrën e Tiranës. Përballë saj ndodhej Pazari, pranë saj Kulla e Sahatit që është pjesë e pandarë, në lindje xhamia e Sulejman Pashës 1614, në veri perëndim xhamia e Karapicëve.

Xhamia e Et’hem Beut përbëhet nga salla e lutjeve, portiku që e rrethon atë nga lindja dhe veriu, si dhe minarja. Salla e lutjeve ka planimetri katrore dhe është ndërtuar me vëllim unik mbuluar me kupolë.

Hyrja për në sallën e lutjeve është në anën veriore. Kupola është gjysmë-sferike dhe pa dritare. Portiku i xhamisë së Et’hem Beut në aspektin funksional ka shërbyer në krijimin e një ambienti me një mihrab të dytë në të cilin mund të faleshin ata që vinin më vonë apo nuk gjenin vend në sallën e lutjeve. Portiku ka në planimetri formën e shkronjës “L”, ndërsa nga jugu mbyllet me mur. Nga anët e tjera është i hapur me tri arkada mbi kolona, të cilat, në kontakt me muret janë gjysmë-kolona. Portiku mbulohet nga një çati me konstruksion druri dhe tavan të rrafshët dërrasash. Minarja ndodhet në të djathtë të sallës së lutjeve dhe lidhet me të në dy nivele, në dyshemenë e sallës dhe atë të mafilit.

Pjesa e poshtme e minares është me seksion drejtkëndësh. Mbi të vjen një pjesë e ulët trung piramide shumë-faqëshe. Mbi këtë, me një kornizë që ndjek ritmin e pjesës së sipërme fillon trupi i minares, i cili shkon deri tek kazani, duke u ngushtuar lehtazi. Mbi trupin e minares vjen kazani. Për daljen në kazan ka një portë të ngushtë e të ulët. Shkallët brenda minares janë helikoidale prej gurësh dhe ndriçohen nga dritare të vogla si frëngji.

Nga ana tjetër, ndërtimi i Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, e cila konsiderohet si një prej monumenteve më të rëndësishme nga periudha osmane, ka filluar më vitin 1793nga Molla Beu, ndërkaq është përfunduar në vitin 1821 nga i biri i Molla Beut, Et’hem Beu.

Xhamia është restauruar në vitet 1870 dhe në 1985, megjithatë është mbyllur gjatë periudhës famëkeqe komuniste për disa dekada, për t'u rihapur për adhurim në vitin 1991.

Pjesa e brendshme e murit dhe kupolës së xhamisë janë zbukuruar me teknika miniature të zbukurimeve fetare me motive lulesh dhe është shembull i veçantë i një përzierje të artit lokal oriental, barokut dhe linjës kryesore të artit osman.

Përveç Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, TIKA ka realizuar edhe restaurimin e Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqesë Halveti në Berat.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme