Libri i Erdoganit u promovua në ShBA

Në Nju-Jork u realizua prezantimi zyrtar i librit të Presidentit Erdogan me titull “Një botë më e drejtë është e mundur” për ShBA-të.

1708027
Libri i Erdoganit u promovua në ShBA

Libri me titull “Një botë më e drejtë është e mundur”, ku Presidenti Erdoan shpjegon në mënyrë të detajuar përpjekjet e Turqisë për drejtësi për të gjithë njerëzimin, u prezantua me një aktivitet të organizuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC) në "The Manhattan Center".

I përkthyer në anglisht dhe arabisht libri iu dhurua edhe pjesëmarrësve në aktivitet.

Në librin e tij udhëheqësi turk trajton dilemat e politikës globale, në veçanti, padrejtësinë, krizën e migrimit, terrorizmin ndërkombëtar dhe problemin e islamofobisë. Librin Presidenti Erdoan do t’ua dhurojë edhe liderëve të shteteve anëtare të OKB-së, me të cilët do të takohet në kuadër të punimeve të Asamblesë vjetore të Përgjithshme të OKB-së.



Lajme të ngjashme