Erdogan do t’u prezantojë liderëve botërorë librin e tij "Një botë më e drejtë është e mundur"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, librin e tij "Një botë më e drejtë është e mundur", i përkthyer në disa gjuhë si anglisht, arabisht dhe frëngjisht do t’ua prezantojë edhe liderëve të vendeve me të cilët do të takohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

1707358
Erdogan do t’u prezantojë liderëve botërorë librin e tij "Një botë më e drejtë është e mundur"

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, librin e tij "Një botë më e drejtë është e mundur", i përkthyer në disa gjuhë si anglisht, arabisht dhe frëngjisht do t’ua prezantojë edhe liderëve të vendeve me të cilët do të takohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.  

Presidenti Erdogan do të shkojë më 19 shtator në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së si dhe në programe të ndryshme.

Erdogan, librin e tij, "Një botë më e drejtë është e mundur", në të cilën ai përshkruan në detaje kërkimin e Turqisë për drejtësi për të gjithë njerëzimin, i përkthyer në anglisht "A Fairer World Is Possible" dhe i përgatitur në arabisht dhe frëngjisht, drejtuesve të vendeve që do të takojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Duke treguar dilemat e politikës globale, veçanërisht padrejtësinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin ndërkombëtar dhe islamofobinë në libër, Presidenti Erdogan zbulon diskriminimin dhe standardet e dyfishta në botë duke treguar si shembull Kombet e Bashkuara.

Presidenti turk tërheq vëmendjen për problemet që lidhen me politikën globale, si mangësitë në aspektin e legjitimitetit, mosfunksionimin, efikasitetin, përfaqësimin dhe qeverisjen, duke përsëritur nevojën për reforma gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë që libri gjithashtu përfshin sugjerime për ristrukturimin e OKB-së, në këtë kontekst, rekomandohet të zbatohet një perspektivë që e gjen veten në frazën "Bota është më e madhe se pesë" dhe fokusohet në ndryshimin e strukturës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në libër thuhet se riorganizimi i Këshillit të Sigurimit në një mënyrë që të përfaqësojë kontinentet, besimet, origjinat dhe kulturat në mënyrën më të drejtë të mundshme do të jetë një hap revolucionar për zgjidhjen dhe vendosjen e paqes globale. Në këtë kontekst, numri i anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit propozohet të jetë 20 në vend të 5.

Fitimet nga shitja e librit, që do të përkthehet në disa gjuhë, duke përfshirë anglishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, rusishten dhe spanjishten do t'i shkojnë Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).



Lajme të ngjashme