Kuzhina turke u prezantua në Bruksel

Kuzhina turke u promovua për herë të parë në festivalin e gastronomisë "EatBrussels", që u zhvillua në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

1705249
Kuzhina turke u prezantua në Bruksel
mutancana1.jpg
Perde Pilavı.jpg
Perde Pilavı2.jpg

Në festivalin e organizuar çdo vit nga administrata e Rajonit të Kryeqytetit Bruksel, ku ndodhen edhe selitë e organeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, gatime të kuzhinës turke u prezantuan si pjatë kryesore.

Pjata kryesore në menunë e festivalit përbëhej nga “mutanxhana” (jahni me mish qengji e gatuar me fruta të thata) dhe Pilaf me perde (pilaf orizi me pulë dhe arra i mbështjellë me brumë të hollë dhe me bajame), një gatim nga kuzhina osmane, që ishte përgatitur nga Ambasada Turke në Bruksel.

Gatimet e përgatitura nga Ambasada e Brukselit, si përfaqësuese e Turqisë në aktivitet, u pëlqyen shumë nga më shumë se 100 pjesëmarrës.

Në darkë morën pjesë gjithashtu ministra të administratës së Rajonit të Kryeqytetit Bruksel, zyrtarë të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Belgjikës, politikanë vendas turq dhe ambasadorë të disa vendeve.



Lajme të ngjashme