Turqia vazhdon të mbështesë Gjeorgjinë në projektet e shëndetësisë dhe kulturës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për projektet e shëndetësisë dhe kulturës në Gjeorgji.

1672642
Turqia vazhdon të mbështesë Gjeorgjinë në projektet e shëndetësisë dhe kulturës

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për projektet e shëndetësisë dhe kulturës në Gjeorgji.

Hapja e dy projekteve të realizuara me kontributin e Turqisë u mbajt në kryeqytetin Tbilis.

Projekti i parë i inauguruar ishte Departamenti i Trajtimit Shumëdimensional i Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit - Adaptimit në kryeqytet.

Kryetari i TIKA-s, Serkan Kayalar përuroi projektin, i cili u rinovua nga TIKA dhe siguroi mbështetje kompjuterike.

Në ceremoni morën pjesë gjithashtu edhe Ambasadorja e Turqisë në Tbilis, Fatma Ceren Yazgan dhe Ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Lela Çikovani.

Projekti i dytë ishte Shtëpia Muze e Ashik Kamandar Efendiyev.

Kayalar dhe delegacioni shoqërues shkuan në fshatin Kepenekçi afër Tbilisit dhe përuruan Shtëpinë Muze, rinovimi, riparimi dhe peizazhi i së cilës u bë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Në ceremoni morën pjesë Kryetari i TIKA-s, Serkan Kayalar, Ministri i Kulturës i Azerbajxhanit Anar Kerimov, Zëvendës Ministri i Parë i Kulturës, Sportit dhe Rinisë së Gjeorgjisë, Kakha Sikharulidze dhe Ambasadorja Yazgan.

Sikharulidze vuri në dukje se TIKA forcon lidhjet historike midis vendeve me projektet mbështetëse që ofron në fushën e kulturës në vendin e tij.

 


Lajme të ngjashme