YTB: Për fëmijët e dëshmorëve të Karabakut do të ketë kontingjent të posaçëm

Presidenti i Departamentit të Turqve që Jetojnë Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren, tha se këtë vit ata kanë caktuar një kuotë të veçantë për fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve të Luftës së Karabakut në kuadër të Bursave Turke.

1660042

Sipas deklaratës së bërë nga YTB, kreu i këtij institucioni Abdullah Eren bëri një vizitë në Fondacionin “Yaşat”, i cili është themeluar për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve në Karabak, si pjesë e vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Azerbajxhan.

Këtu Eren u takua me zyrtarët e fondacionit dhe deklaroi se ata janë gjithmonë pranë Azerbajxhanit në kauzën e tij të drejtë.

Duke deklaruar se ata kanë caktuar këtë vit kuota të veçanta (Bursa Turke) për fëmijët e heronjve që ranë dëshmorë dhe veteranë në fitoren e Karabakut, Eren theksoi se YTB po e rrit çdo ditë e më shumë mbështetjen për Azerbajxhanin me projekte që janë pjesë e fushës së aktivitetit të institucionit.

Gjatë qëndrimit në Azerbajxhan, Eren vizitoi gjithashtu edhe Universitetin e Kaspikut, ku u takua me Platformën e Akademikëve dhe Biznesmenëve të Diplomuar në Turqi.

Presidenti i YTB-së Abdullah Eren vuri në dukje se “Të diplomuarit në Turqi” janë një element i rëndësishëm që forcon unitetin e të dy vendeve.

Këtu Erenit iu dha nga Platforma "Çmimi i Vëllazërisë" me motivacionin “Për mbështetjen e Azerbajxhanit në fushën e arsimit”.

Lajme të ngjashme