Turqia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në fushën e trashëgimisë së përbashkët

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ka zhvilluar një takim me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

1651135
Turqia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në fushën e trashëgimisë së përbashkët
Ersoy-Margariti 2.png

Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ka zhvilluar një takim me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ersoy priti Margaritin dhe Klosin në Ministri në kryeqytetin Ankara.

Pas takimit Ersoy-Margariti u nënshkrua "Protokolli i Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Përbashkët Historike dhe Kulturore", i përgatitur për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët në Shqipëri dhe për të forcuar lidhjet historike dhe kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Me protokollin me të cilin do të kryhen punime të përbashkëta për ringjalljen e qendrave historike në Shqipëri, do të bëhet bashkëpunim për zbatimin e projekteve të restaurimit reciprok. (AA)

 


Lajme të ngjashme