A e dini se gara e mundjes me vaj në Kirkpinar konsiderohet ngjarja më e gjatë sportive në botë?

Mundja, e cila konsiderohet si sporti stërgjyshor i turqve, është një nga sportet më të vjetra në historinë njerëzore.

1648614
A e dini se gara e mundjes me vaj në Kirkpinar konsiderohet ngjarja më e gjatë sportive në botë?

A e dini se gara e mundjes me vaj në Kirkpinar konsiderohet ngjarja më e gjatë sportive në botë?

Mundja, e cila konsiderohet si sporti stërgjyshor i turqve, është një nga sportet më të vjetra në historinë njerëzore. Gjëja e parë që vjen në mendje kur bëhet fjalë për mundje në Turqi është gara e mundjes me vaj në Kirkpinar. Mundja me vaj është një formë e mundjes në të cilën mundësit veshin pantallona lëkure të lidhura rreth belit dhe këmbëve me litarë dhe garojnë të lyer me vaj ulliri në bar. Kjo garë e mundjes me vaj, e cila u shfaq në shekullin e 14-të, konsiderohet si ngjarja më e gjatë sportive në botë.

Sipas legjendës, mundja me vaj në Kirkpinar filloi me kalimin e turqve në Traki në vitin 1361. Mundja me vaj në Kirkpinar zhvillohet nga fundi i qershorit deri në fillim të korrikut në rrethin Sarayiçi të Edrenesë. Mundësi, i cili fiton ndeshjet, fiton edhe rripin e artë duke marrë titullin e "Kryemundësit" dhe mbanë këtë rrip  deri në garën e radhës që organizohet në vitin e ardhshëm.

Mundja me vaj në Kirkpinar ka hyrë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale tëUNESCO-s që nga viti 2010.



Lajme të ngjashme