Dy muze në Turqi marrin çmimin special “Muzeu Evropian i Vitit”

Muzeu i Trojës dhe Muzeu Modern i Odunpazarit u vlerësuan me çmimin special “Muzeu Evropian i Vitit”.

1635804
Dy muze në Turqi marrin çmimin special “Muzeu Evropian i Vitit”

Siç njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit përmes llogarisë së saj në rrjetin social “Twitter”, të enjten u shpallën fituesit e Çmimeve Evropiane të Muzeut të Vitit, ndër më tradicionalët dhe më prestigjiozët për muzetë, të cilat shpërndahen çdo vit nga Forumi i Muzeut Evropian (EMF) nën kujdesin e Këshillit të Evropës.

Muzetë e denjë për çmimet e vitit 2020 dhe 2021 në këtë garë, e cila nuk u zhvillua dot vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, u njoftuan mbrëmjen e kaluar me një transmetim direkt në “YouTube”.

Muzeu i Trojës në Çanakala dhe Muzeu Modern i Odunpazarit në Eskisehir morën çmimin special “Muzeu Evropian i Vitit”, respektivisht për vitet 2020 dhe 2021.

Një tjerët muze turk që u vlerësua me çmim në të njëjtën konkurs, ishte edhe Muzeu Etnografik “Kenan Yavuz” në Bayburt. Ai mori çmimin “Silletto 2021”.

 


Lajme të ngjashme