TRT-ja feston përvjetorin e 94-ët të radiotransmetimeve

Përvjetori i 94-të i radiotransmetimeve në Turqi dhe 6 Maji Dita e Radios do të festohet me transmetimet e radiove të Korporatës së Radio dhe Televizionit të Turqisë (TRT).

1635184
TRT-ja feston përvjetorin e 94-ët të radiotransmetimeve

Përvjetori i 94-të i radiotransmetimeve në Turqi dhe 6 Maji Dita e Radios do të festohet me transmetimet e radiove të Korporatës së Radio dhe Televizionit të Turqisë (TRT).

Në aktivitetet që do të organizohen online krahas radio transmetuesve vendor dhe të huaj do të marrin pjesë edhe dëgjuesit dhe adhuruesit e radios.

"Ditët e Radios TRT", ku do të mbahen shumë takime, seminare dhe transmetime speciale si "Gjithçka që Prisni nga një Radio", do të përfshijë gjithashtu edhe mendimet e audiencës.

Transmetimi i TRT FM, i cili do të mbahet ekskluzivisht për nesër, do të diskutojë tema të tilla si "Çfarë do të thotë radio për mua", "Kujtimet e mia me radion" dhe "Po të isha radiofolës", ku dëgjuesit do të shprehin mendimet dhe sugjerimet e tyre.

Për më tepër, me seksionet me titull "Si u bëra radiofolës", do t'i paraqiten audiencës përvojat dhe mendimet e punonjësve të transmetimit të radios në nivel kombëtar dhe rajonal.

Më 6 maj, do të mbahet një forum i hapur me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të radios, ku radiot e TRT-së do të festojnë udhëtimin e tyre 94-vjeçar.

Sot, radiot e TRT-së nën drejtimin e parimeve të shërbimit publik marrin rol udhëheqës me qasjen e transmetimeve dinamike të orientuar drejt dëgjuesit.

Me një total prej 16 kanalesh kombëtare dhe rajonale që transmetojnë në identitete dhe formate të ndryshme, transmetuesit tokësorë po përpiqen ta bëjnë që zëri i Turqisë të dëgjohet në të gjithë botën përmes satelitit dhe internetit.



Lajme të ngjashme