"Nomadland" fituesi i Çmimit Oscar për filmin më të mirë

Ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve Oscar është mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

1628561
"Nomadland" fituesi i Çmimit Oscar për filmin më të mirë

Filmi më i mirë në këtë ceremoni është zgjedhur "Nomadland" i regjisores me orgjinë aziatike, Chloe Zhao.

"Nomadland" flet për një grua në të 60-at e saj e cila ka humbur të gjithë pronën në Nevada pas krizës ekonomike dhe duke blerë një furgon udhëton nëpër shtetet perëndimore të SHBA-së.

Në kategorinë e filmit më të mirë ishin nominuar filmat "Mank", "Promising Young Woman", "Nomadland", "Judas and the Black Messiah", "Sound of Metal", "Minari", "The Father" dhe "The Trial of the Chicago 7".

Filmi "Mank" që bën fjalë për skenaristin amerikan Herman J. Mankiewicz, ndërsa u bë filmi më i nominuar në 10 kategori të ndryshme përfshirë filmi më i mirë, artisti më i mirë dhe regjisori më i mirë.

Përveç kësaj çmimin regjisore më e mirë e fitoi Chloe Zhao, e filmit "Nomadland", duke u bërë gruaja e dytë që ka fituar çmim në këtë kategori në historinë 93-vjeçare të akademisë.

Emerald Fennell, regjisorja e "Promising Young Woman" ishte e nominuarja e dytë pas Chloe këtë vit.

Më parë amerikanja Kathryn Bigelow, regjisorja e filmit "Hurt Locker" këtë çmim e kishte fituar në vitin 2010.

Anthony Hopkins me rolin në filmin "Father" fitoi çmimin "aktori më i mirë për meshkuj"

Ndërkohë, Frances McDormand e fitoi çmimin "aktorja më e mirë për femra" me filmin "Nomadland", ndërsa Anthony Hopkins me rolin në filmin "Father" fitoi çmimin "aktori më i mirë për meshkuj".

Yuh-Jung Youn me rolin e saj në filmin "Minari" ka fituar çmimin "aktorja më e mirë ndihmëse femër" ndërsa Daniel Kaluuya çmimin "aktori më i mirë ndihmës për meshkuj" me filmin "Judas and the Black Messiah".

Të vlerësuarit me çmim:

Filmi më i mirë ndërkombëtar: "Another Round" (Danimarkë)

Dokumentari më i mirë: "My Octopus Teacher"

Filmi më i mirë i animuar: "Soul"

Filmi i shkurtër më i mirë i animuar: "If Anything Happens I Love You"

Dokumentari i shkurtër më i mirë: "Colette"

Muzika më e mirë e filmit: "Soul"

Kënga më e mirë origjinale: "Fight For You" (H.E.R, Tiara Thomas, D'Mile)

Skenari më i mirë origjinal: "Promising Yound Woman"

Skenari më mirë i përshtatur: "Father" (Florian Zeller, Christopher Hampton)

Efekti më i mirë vizual: "Tenet"

Kinematografia më e mirë: "Mank"

Grimi dhe modeli i flokëve më i mirë: Ma Rainey's Black Bottom

Dizajni më i mirë i kostumit: Ma Rainey's Black Bottom

Dizajni më i mirë i prodhimit: "Mank"

Montazhi më i mirë: "The Sound of Metal" (AA)



Lajme të ngjashme