A e dini se busti i parë i Ataturkut në një vend publik në ShBA është vendosur në Uashington?

Në Sheridan Circle, një nga sheshet më të rëndësishme të Uashingtonit, u bë zbulimi i statujës së parë të Ataturkut të ekspozuar në sferën publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1624031
A e dini se busti i parë i Ataturkut në një vend publik në ShBA është vendosur në Uashington?

A e dini se busti i parë i Ataturkut në një vend publik në ShBA është vendosur në Uashington?

Më 10 nëntor 2013 me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së Mustafa Qemal Ataturkut në Sheridan Circle, një nga sheshet më të rëndësishme të Uashingtonit, u bë zbulimi i statujës së parë të Ataturkut të ekspozuar në sferën publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas një procesi të gjatë dhe të vështirë për marrjen e lejes, ambasada turke në Shtetet e Bashkuara dhe Shoqëria Amerikane Ataturk organizojnë një konkurs për punimin e statujës. Skulptori Jeffrey Hall zgjidhet si fitues i konkursit. Jeffrey Hall, i cili nuk di shumë për Ataturkun, familjarizohet me qëndrimin imponues, pamjen dhe lëvizjet e Ataturkut pasi shikon qindra fotografi dhe madje filma të vjetër që tregojnë qëndrimin dhe lëvizjet e përgjithshme të liderit të madh turk. Skulptura, e cila u përfundua pas punimeve 6 mujore, pasqyron imazhin e Ataturkut në fund të të 40-ave duke mbajtur një libër. Statuja thekson rolin e Ataturkut si një udhëheqës në tërësi, ndërsa në librin që mbanë në dorë, shkruhet "Ligjërata".

E vendosur në një zonë publike përpara rezidencës së Ambasadës Turke në lagjen Embassy Row të Uashingtonit, D.C., statuja e Ataturkut është një nga pikat më tërheqëse të vizitave për turistët midis rezidencave të 75 konsullatave dhe ambasadave të huaja.



Lajme të ngjashme