Filloi muaji i bekuar i Ramazanit - Agjërim të lehtë e të pranuar!

Sot filloi muaji i Ramazanit për të gjithë botën myslimane. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

1402640
Filloi muaji i bekuar i Ramazanit - Agjërim të lehtë e të pranuar!
Ramazan9.jpg

Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet seksuale; por edhe nga të gjitha të këqijat, nga koha përpara agimit të ditës deri në perëndimin e diellit (nga imsaku deri në aksham). Gjatë këtij muaji të bekuar, besimtarët myslimanë do ta nisin agjërimin pas syfyrit (e ngrëna para se të gdhijë), do ta përfundojnë atë me iftarin (darka pas perëndimit) dhe bashkë me jacinë do të falin edhe teravitë, një namaz i posaçëm i Ramazanit. Përveç dobive të shumta në aspektin shëndetësor dhe në jetën sociale, agjërimi ka një rol të rëndësishëm gjithashtu në afrimin e njeriut me Krijuesin dhe në shijimin e disa kënaqësive shpirtërore. I urojmë të gjithë botës islame gëzuar Ramazanin, me lutjen që Allahu të na pranojë pendimet dhe të na falë mëkatet në këtë muaj të shenjtë!



Lajme të ngjashme