Portreti i Sulltan Sulejmanit Ligjbërësit u shit për 350 mijë £

Një portret i Sulltan Sulejmanit Ligjbërësit u shit për 350.000 £ (4 milionë lira turke) në shtëpinë e ankandit Sotheby's në Angli.

1612188
Portreti i Sulltan Sulejmanit Ligjbërësit u shit për 350 mijë £

Një portret i Sulltan Sulejmanit Ligjbërësit u shit për 350.000 £ (4 milionë lira turke) në shtëpinë e ankandit Sotheby's në Angli.

Ankandi i zhvilluar online dhe nëpërmjet telefonit i Sotheby-s filloi në 10.30 të mëngjesit me kohën lokale (12.30 pasdite me kohën turke).

Portreti Sulltan Sulejmanit Ligjbërësit i renditur në vendin e 58-të në mesin e koleksionit të 183 veprave me titull "Bota Islame dhe Artet Indiane" doli në shitje për 60.000 £ (691.000 lira turke).

Vepra, çmimi i së cilës është rritur me oferta, është blerë për 350.000 £ (4 milionë lira turke).

Emri i blerësit ose institucionit nuk është publikuar ende.

Blerësi së bashku me taksa do të paguajë 438.000 £ (rreth 5 milionë lira turke).

Një portret i Sulltaneshës Mihrimah, vajzës së Sulltan Sulejmanit Ligjbërësit, e shekullit të 17-të, u shit gjithashtu për 60.000 £ (691.000 lira turke).



Lajme të ngjashme