Doha mirëpret festivalin “Kryeqyteti i Kulturës i Botës Islame”

Ministri i Kulturës i Katarit Salah Bin Ganim al-Aliy vuri në dukje veprat në degë të ndryshme të shkencës dhe artit, të cilat u përhapur nga gjeografia islamike në Evropë dhe botë.

1597734
Doha mirëpret festivalin “Kryeqyteti i Kulturës i Botës Islame”

Në kryeqytetin Doha të Katarit filloi Festivali “Kryeqyteti i Kulturës i Botës Islame 2021”.

Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e hapjes në Fshatin Kulturor Katara dhe Muzeun e Artit Islamik, ministri i Kulturës i Katarit Salah Bin Ganim al-Aliy vuri në dukje veprat në degë të ndryshme të shkencës dhe artit, të cilat u përhapur nga gjeografia islamike në Evropë dhe botë, dhe kujtoi se këto vepra të përkthyera në gjuhët latine janë bërë burimi kryesor në universitetet e botës.

Kryeministri i Katarit Sheik Khalid Bin Khalifa Bin Abdulaziz Al-Thani në një deklaratë në Twitter tha se besimi i vendit të tij në kulturë dhe trashëgimi islamike është thellësisht i rrënjosur, ndërsa shtoi se vendi i tij mbështet zbatimin e dhjetëra projekteve në këtë fushë.

Ngjarjet "Doha Kryeqyteti i Kulturës Islame 2021 " do të mbahen me pjesëmarrjen e Organizatës Islamike të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (ISESCO) dhe Ministrisë së Katarit të Kulturës dhe Sporteve dhe me pjesëmarrjen e shumë ministrive dhe institucioneve të tjera të vendit.

Në kuadër të projektit Kryeqyteti i Kulturës i Botës Islamike i nisur nga ISESCO në vitin 2005, gjatë gjithë vitit në kryeqytete të zgjedhura organizohen aktivitete të ndryshme kulturore.



Lajme të ngjashme