Shijet e Pallatit Osman - 27 / Pilaf me firik (grurë i kaurdisur)
Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë pilaf me firik (grurë të kaurdisur).
1588255

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në Gaziantep. Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë pilaf me grurë të kaurdisur.
Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë:
1 qepë të madhe
2 speca të gjelbër
2 speca të kuq
1 gotë uji bollgur
1 gotë uji qiqra të ziera
1 gotë uji grurë të kaurdisur
1 lugë gjelle salcë specash
3 lugë gjelle gjalpë
1 gotë çaji vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
Ujë të mjaftueshëm për të mbuluar harxhin
Para se kryekuzhinieri dhe studiuesi i Artit të Gatimit, z. Yunus Emre Akkor, të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim, kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në Gaziantep.