A e dini se romani i parë i Jashar Qemalit, "Memet Imcaku", është i njohur në të gjithë botën?

“Memed Imcaku” është romani i parë nga shkrimtari i famshëm turk Yasar Kemal. Ky roman i botuar në vitin 1955 është kryevepra e shkrimtarit.

1588292
A e dini se romani i parë i Jashar Qemalit, "Memet Imcaku", është i njohur në të gjithë botën?

A e dini se romani i parë i Yasar Kemal, "Ince Memed", është i njohur në të gjithë botën?

Memet Imcaku” (Ince Memed) është romani i parë nga shkrimtari i famshëm turk Jashar Qemal (Yasar Kemal). Ky roman i botuar në vitin 1955 është kryevepra e shkrimtarit. Romani shpjegon luftën e fshatarëve që jetojnë në Anadollin Jugor kundër agait.

Romani i tij, i përkthyer për herë të parë në bullgarisht në vitin 1957, u përkthye edhe në rusisht nga Nâzim Hikmet në vitin 1959. “Memet Imcaku” u përkthye edhe në anglisht dhe frëngjisht në vitin 1961, ndërsa u botua në Britani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Itali. Romani në fjalë, i cili u përkthye gjithashtu në gjermanisht dhe spanjisht, është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë deri më tani.

Ky roman u adaptua për film në vitin 1984 nga aktori dhe shkrimtari britanik Peter Ustinov si "Memed, my hawk" (Memet shqiponja ime). Në film, skenarin e të cilit e shkroi vetë, regjisori Ustinov gjithashtu mori rolin e Abdi Agait. Një emër tjetër për filmin, në të cilin kompozitori grek Manos Haxhidakis interpreton, është "The Lion and the Hawk" (Luani dhe shqiponja).



Lajme të ngjashme