A e dini se qyteti Eskisehir renditet i teti ndër qytetet më të sigurta në botë?

Kompania kërkimore me famë botërore “Numbeo” ka shpallur listën e qyteteve më të sigurta në botë, të cilën ajo përgatit çdo vit. Ndër dhjetë qytetet më të mira në listë është edhe qyteti Eskisehir, që ndodhet në rajonin e Anadollit Qendror të Turqisë.

1583799

Lista e kompanisë “Numbeo” e qyteteve më të sigurta në botë, të cilën ajo përgatit rregullisht, bazohet në normat e krimit të marra nga njësitë e sigurisë së vendeve përkatëse. Në raport, i cili vlerësoi 431 qytete, nga Turqia, qyteti Eskisehir renditet në vendin e tetë, duke u ngjitur kështu për 41 vende më lartë në listë në tre vitet e fundit. Në listën në fjalë në vendin e 61-të renditet Antalie, Bursa në vendin e 74-t dhe Izmiri në vendin e 77-të. Ndërkaq në vendi i 183-të është kryeqyteti Ankara dhe Stambolli në vendin e 263-të.

Lajme të ngjashme