Shijet e Pallatit Osman - 25 / Jahni me kajsi të thatë

Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë jahni me kajsia në buzë të liqenit Pelit në afërsi të qytetit Bilecik, që është qyteti i themelimit dhe çlirimit.

1567372
Shijet e Pallatit Osman - 25 / Jahni me kajsi të thatë

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në qytetit Bilecik, që është qyteti i themelimit dhe çlirimit të Republikës së Turqisë. Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë jahni me kajsia në buzë të liqenit Pelit që ndodhet në afërsi të qytetit. 

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë:

Gjysmë kilogrami brinjë qengji

15 kokrra qepë të vogla

3 lugë gjelle gjalpë

10 kokrra kajsi të thata

5-6 copë karafilë

1 copë kanellë

3 lugë pekmez rrushi

Kripë

Piper i zi

2 gota ujë

Para se kryekuzhinieri dhe studiuesi i Artit të Gatimit, z. Yunus Emre Akkor, të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim, kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në qytetin Bilecik.



Lajme të ngjashme