Shijet e Pallatit Osman – 24 / Qiqra me burdullak

Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë qiqra me burdullak në qytetin antik Aizanoi në Kutahya.

1562637
Shijet e Pallatit Osman – 24 / Qiqra me burdullak

Në episodin e sotëm të programit ku ne ndajmë me ju receta të mrekullueshme nga kuzhina e Pallatit Osman do t’ju çojmë në qytetin antik Aizanoi. Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor do të na përgatisë qiqra me burdullak në këtë qytet antik. 

Harxhet që nevojiten për këtë gatim janë:

150 gr. mish të grirë

2 tufa burdullak

2 copë karota

2 lugë gjelle oriz

1 qepë e madhe

2 lugë gjelle qiqra

Një filxhan vaj ulliri

Kripë

Piper të zi

Para se Kryekuzhinieri dhe Studiuesi i Artit të Gatimit z. Yunus Emre Akkor të na shpjegojë në video se si bëhet ky gatim kemi dëshirë t’ju nxjerrim për një shëtitje të shkurtër virtuale në qytetin antik Aizanoi.



Lajme të ngjashme