A e dini se ekziston një traditë 900-vjeçare e bibliotekës në Turqi?

Tradita e bibliotekës në Turqi bazohet në një histori 900-vjeçare. Bibliotekat e para u krijuan në principatat e para të Anadollit dhe gjatë periudhës së Selxhukasve, ndërsa u zhvilluan gjatë periudhës Osmane.

1561141
A e dini se ekziston një traditë 900-vjeçare e bibliotekës në Turqi?

A e dini se ekziston një traditë 900-vjeçare e bibliotekës në Turqi?

Tradita e bibliotekës në Turqi bazohet në një histori 900-vjeçare. Bibliotekat e para u krijuan në principatat e para të Anadollit dhe gjatë periudhës së Selxhukasve, ndërsa u zhvilluan gjatë periudhës Osmane. Bibliotekat në Perandorinë e hershme Osmane ndodheshin në institucionet si xhami, tyrbe, medrese dhe kuzhina popullore. Pastaj bibliotekat fillojnë të shfaqen si organizata të veçanta.

Biblioteka Shtetërore Beyazit, e cila filloi shërbimin e saj në vitin 1884, është biblioteka e parë institucionale e Turqisë. Në kohën e themelimit, në raftet e bibliotekës ishte vetëm vepra e Mustafa Naima-s, një historian i njohur i Perandorisë Osmane, e quajtur "Historia Naima". Me kalimin e kohës, veprat e mbledhura nga individët dhe librat e blera si dhe dokumente të dhuruara bibliotekës u bënë një bazë e pasur njohurish. Me ligjin "Mbledhja dhe Përpilimi i Shkrimeve të Shtypura" të nxjerrë në vitin 1934 me kërkesë të Ataturkut u shënua një rritje e konsiderueshme të burimeve të bibliotekës. Tani një kopje e të gjitha botimeve të botuara në Turqi duhet të sillet në këtë bibliotekë. Biblioteka Shtetërore Beyazit, e cila është ndalesa e pashmangshme e historianëve me më shumë se një milion dokumente, sot vazhdon të rritet dhe të shërbejë.



Lajme të ngjashme