Koronavirusi në Turqi (7 janar) – 12.171 raste të reja, 194 të vdekur dhe 8.211 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 12.171 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 194 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga ky virus.

1559497
Koronavirusi në Turqi (7 janar) – 12.171 raste të reja, 194 të vdekur dhe 8.211 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten në mbrëmje se 194 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 22.264.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus (COVID-19) është rritur në 2.296.102”, theksoi Ministria duke shtuar se 12.171 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit gjatë ditës së fundit dhe se vetëm 1.370 prej rasteve të reja kanë shfaqur simptoma të sëmundjes.

Sipas saj, një total prej 2.172.251 pacientësh, nga të cilët 8.211 nga e mërkura në të enjte, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 3.201 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 183.003 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 25.681.213”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme