Në Demre ka një kishë në emër të Shën Nikollës, që njihet edhe si Babagjyshi i Vitit të Ri?

Shën-Nikolla ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit të 3-të në Patara dhe ka qenë peshkopi i Miras (Myra), që sot është Demre në Antalia.

1556802
Në Demre ka një kishë në emër të Shën Nikollës, që njihet edhe si Babagjyshi i Vitit të Ri?

A e dini se në Demre të Antalies në Turqi ka një kishë në emër të Shën Nikollës, që njihet ndryshe edhe si Babagjyshi i Vitit të Ri?

Shën-Nikolla ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit të 3-të në Patara dhe ka qenë peshkopi i Miras (Myra), që sot është Demre në Antalia. Duke filluar nga Cari i Rusisë, ai nderohet nga të krishterët si i shenjtë në shumë vende të Evropës dhe duhej shumë edhe në Amerikë. Madje ai pranohet edhe si një prej të shenjtëve që mbrojnë Nju-Jorkun.

Pas vdekjes së Shën Nikollës, banorët e Miras ndërtuan një kishë në emrin e tij dhe vendosën sarkofagun aty. Kjo kishë, e cila është monumenti më i rëndësishëm i periudhës Bizantine të mesme me arkitekturën dhe stilin e saj, ka gjurmë të periudhave të ndryshme pasi është riparuar disa herë si pasojë e  dëmeve të kohës. Ai pranohet si mbrojtësi më i madh i njerëzve të varfër dhe jetimëve. Edhe pse në emër të Shën Nikollës janë ndërtuar shumë kisha, Kisha e Babagjyshit të Vitit të Ri (Plaku i Vitit të Ri apo Baba Dimri) në Demre zotëron një vend të pazëvendësueshëm në histori.

Edhe pse disa tregtarë që kishin ardhur gjatë luftërave të kryqëzatave kanë vjedhur një pjesë të eshtrave të tij dhe i kanë çuar në Bari, eshtrat e mbetura mbrohen në muzeun në Demre.

Në këtë kishë, ku vazhdojnë gërmimet arkeologjike, dalin shumë vepra të vyera. Veprat e nxjerra nga gërmimet ekspozohen për vizitorët brenda kishës, që në ditët tona shërben si muze.

 


Lajme të ngjashme