A e dini se një milion njerëz vizituan Muzeun e Trojës në një mjedis virtual gjatë pandemisë?
Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Turqi mund të vizitohen muzetë me anë të aplikacionit të shëtitjes virtuale në muze.

A e dini se gjatë epidemisë globale gati një milion njerëz vizituan Muzeun e Trojës në një mjedis virtual?
Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Turqi mund të vizitohen muzetë me anë të aplikacionit të shëtitjes virtuale në muze. Edhe Muzeu i Trojës, që ndodhet në hyrje të qytetit antik të Trojës (rrethi Çanakkale), që ka një histori 5 mijë vjeçare, është një prej tyre.
Muzeu i Trojës, i cili nuk kishte një aplikacion të muzeut virtual para pandemisë, u hap për vizitorët në këtë mënyrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhjetë ditë pas njoftimit të epidemisë globale.
Ky muze që mund të vizitohet në mënyrën virtuale në internet, që nga ajo ditë e deri më tani është vizituar nga 1 milion njerëz.
Krahas Muzeut të Trojës, në adresën e internetit www.sanalmuze.gov.tr mund të vizitohen edhe Muzeu i Civilizimeve në Ankara, Muzeu i Efesit, Muzeu i Etnografisë në Ankara, Muzeu Mozaik Zeugma, Muzeu i Antalies, Gobeklitepeja dhe shumë vende të tjera që varen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Lajme të ngjashme

Erdogan: Një komb që nuk i del për zot gjuhës së vet është si një pemë që shembet nga era
Erdogan tha: “Nëse ne si komb kemi një kauzë të kulturës, këtë duhet ta fillojmë nga turqishtja”.