Në Shqipëri u promovua botimi “Fjalorët e shqipes me turqishten”

Në mjediset e Fondacionit “ALSAR” u promovua këto ditë botimi “Fjalorët e shqipes me turqishten”, vepër e autorit prof. dr. Xhevat Lloshi.

1533186
Në Shqipëri u promovua botimi “Fjalorët e shqipes me turqishten”
ALSAR_kitap tanıtımı_Xhevat Lloshi_2.jpg
ALSAR kitap tanıtımı_Seit Mansaku.jpg
ALSAR kitap tanıtımı_Valter Memisha.jpg
ALSAR kitap tanıtımı_Xhemile Abdiu.jpg
ALSAR_kitap tanıtımı_Emil Lafe.jpg
ALSAR_Kitap tanıtımı_sözlük.jpg
Arnavutluk_Tiran_Alfabe Sergisi_1.jpg
Arnavutluk_Tiran_Alfabe Sergisi_4.jpg

Në Tiranë u promovua botomi “Fjalorët e shqipes me turqishten”

Në mjediset e Fondacionit “ALSAR” u promovua këto ditë botimi “Fjalorët e shqipes me turqishten”, vepër e autorit prof. dr. Xhevat Lloshi.

 

Në këtë ceremoni promovimi, nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete të botës akademike, gjuhëtarë, studiues dhe drejtues të organizatave të shoqërisë civile.

Në programin e kësaj veprimtarie mbajtën kumtesat e tyre: prof. Seit Mansaku, prof. dr. Valter Memisha, prof. dr. Emil Lafe, dhe dr. Xhemile Abdiu duke shprehur vlerësimet dhe refleksionet e tyre ndaj kësaj vepre.

Ndërsa, kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra, gjatë fjalës së tij përshëndetëse ndër të tjera do të theksonte se: “Punimi studimor i gjuhëtarit me gjuhë të mprehtë ndjek një linjë kronologjike, duke renditur fjalorë dhe duke nxjerrë përfundime. Në çdonjë prej tyre është ndalur, ka bërë analizë gjuhësore fjalësh, ka hedhur poshtë pretendime, ka vënë në pah veçanti. Mes qëllimeve të hartimit të punimit, ai vetë thotë se ka qenë zmbrapsja e ngazëllimit nga padituria me huazimet orientale të shqipes (fq. 87). Kur vjen puna te turqizmat, jep konkluzionin: Në këto rrethana, përpjekjet për zëvendësimin e turqizmave sot janë një mëtim i pakuptimtë. Ka ardhur koha që në gjuhësinë shqiptare të kapërcehet mistifikimi i shifrave me leksikun. Turqizmat nuk janë më problem i shqipes, ata përbëjnë një problematikë vetëm për gjuhëtarët. I vështirë është përshkrimi përmbledhtazi i një punimi të tillë me material mjaft të ngarkuar, në labirintet e të cilit mund të humbasësh lehtë. I ndarë në disa kapituj, ai na jep një pamje të qartë të zhvillimit të fjalorëve të shqipes me turqishten, të turqizmave, të nevojës ende për një fjalor të plotë e të një cilësie të lartë, në përputhje me intensitetin në shtim të marrëdhënieve midis dy popujve “u shpreh Gurra.

Në përmbyllje të programit autori i veprës prof. dr. Xhevat Lloshi pati mundësi po ashtu të shprehej mbi punën e tij si i fundit midis folësve.

Si për të gjitha botimet e Fondacionit “ALSAR”, në përfundim të veprimtarisë libri u shpërnda në formë dhurate nga fondacioni për të pranishmit.

***

Nga ana tjetër, po në kudër të aktiviteteve kulturore, në mjediset e Kalasë së Tiranës është hapur ekspozita me temë: Gjuha shqipe, nga alfabeti në drejtshkrim", organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Dokumente dhe fotografi me vlera të veçanta dhe me rëndësi të jashtëzakonshme që nga Kongresi i Manastirit e deri te Kongresi i Drejtshkrimit i Gjuhës Shqipe u prezantuan në këtë ekspozitë.

Duke qenë se Kongresi i Drejtshkrimit ishte rrjedhojë e një procesi të gjatë përpjekjesh për shqipen standarde, në panelet e kësaj ekspozite janë paraqitur momente me rëndësi që nga Kongresi i Manastirit, i cili mori vendimin e rëndësishëm që për shkrimin e shqipes të përdorej ky alfabet, që ekziston edhe sot.

Drejtoresha e Drejtorisë së Evidencës Qendrore dhe e Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Elsa Saka, tha se DPA dhe ATSH janë dy institucione që ruajnë kujtesën historike të periudhave të ndryshme.

"...Ne po japim vlera të veçanta, edhe pse në kushte të vështira. Është një ekspozitë që i kushtohet drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ku kanë qenë përfaqësues albanologë shumë të famshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe një kongres që është mbajtur për standardizimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, që të kishim një standardizim të përhershëm...", theksoi Saka.

Gjatë hapjes së ekspozitës, drejtoresha e Lajmeve në ATSH, Almarina Gegvataj, theksoi se bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i veçantë, si "dy institucione që mbartin thesare dhe dokumente tepër të çmueshme". 

"...Nëpërmjet bashkëpunimit me Arkivin e Shtetit, Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë të mundur të zbulojë shumë dokumente të panjohura. Shpresoj që kjo ekspozitë të jetë një mundësi për të rinjtë, veçanërisht që të njihen më shumë me këto akte të jashtëzakonshme historike...”, tha Gegvataj.

Klodiana Toptani, administratore e “Kalaja e Tiranës” u shpreh se “përkujtimi i Kongresit të Manastirit është një datë shumë e rëndësishme dhe në kushtet e pandemisë që jemi i jep një vlerë edhe më shumë hapjes së kësaj ekspozite”.

Kongresi i Manastirit, ose Kongresi i Alfabetit, ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14-22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Data 22 Nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet.

Pjesëmarrësit në Kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qirjazi, Feim Zavalani. 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor 2020.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme