Kufizohen me dy ditë ceremonitë e Sheb-i Arusit për shkak të epidemisë së koronavirusit
Ceremonia përkujtimore për 747-vjetorin e Mevlanas, mistiku Celaleddin-i Rumi që ka jetuar në shekullin e 13-të, është kufizuar me dy ditë për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).
1533562

Ceremonia përkujtimore për 747-vjetorin e Mevlanas, mistiku Celaleddin-i Rumi që ka jetuar në shekullin e 13-të, është kufizuar me dy ditë për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).
Biletat për ceremoninë që do të zhvillohet me titullin “Koha e mirësisë” në datat 7 dhe 17 dhjetor në qytetin Konja në orën 19,30 me orën e Turqisë, filluan të shiten në adresën http://ebilet.konyakultur.gov.tr.
Ceremonitë, të cilat u njoftuan më parë se do të zgjasnin katër ditë, u kufizuan në dy ditë për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Vitin e kaluar, 39 mijë e 750 njerëz morën pjesë në Ceremonitë Ndërkombëtare të Përkujtimit të 746-të vjetorit Vuslatit (dasma) të mbajtura midis datave 7-17 dhjetor.