Guvernatori i Nju-Jorkut vlerësohet me çmimin “Emmy” për luftën kundër koronavirusit

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Guvernatori i Nju-Jorkut Andrew Cuomo, fitoi të drejtën për çmimin “Emmy” për informimin e suksesshëm në kanalet televizive gjatë periudhës së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

1533487

Akademia Ndërkombëtare e Arteve dhe Shkencave Televizive, që qëndron pas Çmimeve Ndërkombëtare “Emmy”, njoftoi se ata do të nderojnë me çmim Guvernatorin Cuomo për "përdorimin me shkathtësi të televizionit për të informuar dhe qetësuar njerëzit në të gjithë botën" gjatë krizës së epidemisë së koronavirusit.

Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Akademisë, Bruce L. Paisner tha: “Prezantimet 111 ditore të Guvernatorit funksionuan shumë mirë. Njerëzit nga e gjithë bota na ndoqën për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Nju-Jorku është bërë një simbol i qëndrimit të drejtë dhe vendosmërisë ndaj koronavirusit".

Guvernatorit Cuomo iu dha çmimi në programin e 48-të Ndërkombëtar të “Emmy Awards”, që u zhvillua në internet për shkak të epidemisë.

Në fjalimin e rastit, Cuomo tha: “Kjo më bën krenar, unë e pranova çmimin në emër të të gjithë njerëzve të shtetit tonë. Unë mendoj se populli i Nju-Jorkut ka arritur të pabesueshme duke zzbritur nga shkalla më e lartë e infeksionit në shkallën më të ulët".

Nju-Jorku, që u bë qendra e epidemisë në botë në muajin prill, arriti të ulë rastet dhe vdekjet në minimum me masa të rrepta që u zbatuan në verë.

Tani Nju-Jorku radhitet në vend të 12-të ndër shtetet e Amerikës dhe pas një rritjeje të shpejtë të koronavirusit në mbarë vendin, javën e kaluar u vendos që të ndërpritet përsëri arsimi ballë për ballë.

Lajme të ngjashme