Arkeologët turq zbulojnë 10 maska mitologjike në Stratonikea

Arkeologët kanë zbuluar edhe 10 maska të tjera, të cilat vlerësohet të jenë 2.200-vjeçare, në gërmimet e kryera në qytetin antik të Stratonikeas në qarkun Yatagan të Muglas, provincë në jugperëndim të Turqisë.

1533578
Arkeologët turq zbulojnë 10 maska mitologjike në Stratonikea

Grupi kërkimor nën drejtimin e prof. dr. Bilal Sogut nga Universiteti i Pamukalasë, i cili po realizon gërmimet arkeologjike në Stratonikea – qytet antik në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) – po punon në këtë zonë prej tashmë 12 muajsh.

Së fundmi, gjatë kërkimeve përreth skenës së teatrit antik 2.200-vjeçar të Stratonikeas, qytet i lashtë ku gërshetohen objekte të epokave helenistike, romake e bizantine, të principatave turke e Perandorisë Osmane, si dhe të viteve të para të periudhës republikane të Turqisë, u zbuluan edhe disa maska mitologjike.

Deri më tani ekipi gërmues ka zbuluar 33 maska, të cilat i ka pastruar, restauruar dhe bërë gati për ekspozim. Me zbulimin e 10 maskave të tjera, tashmë numri i tyre arriti në 43 gjithsej.



Lajme të ngjashme