A e dini se për Ataturkun janë shkruar shumë libra në vende dhe gjuhë të ndryshme?

Mustafa Kemal Ataturk, i cili humbi jetën më 10 nëntor 1938, është një prej njerëzve më të rëndësishëm të Republikës së Turqisë. Atatuku ka lënë gjurmë të rëndësishme jo vetëm në Turqi por edhe në botë.

1524847
A e dini se për Ataturkun janë shkruar shumë libra në vende dhe gjuhë të ndryshme?

A e dini se për Ataturkun janë shkruar shumë libra në vende dhe gjuhë të ndryshme?

Mustafa Kemal Ataturk, i cili humbi jetën më 10 nëntor 1938, është një prej njerëzve më të rëndësishëm të Republikës së Turqisë. Atatuku ka lënë gjurmë të rëndësishme jo vetëm në Turqi por edhe në botë. Shumë vende kanë vepruar duke marrë shembull modelin e tij dhe shumë studiues dhe shkrimtarë kanë hulumtuar jetën e tij dhe kanë shkruar libra për të.

Ndër librat më të njohur, vendin e parë e zë libri “Ataturku – Rilindja e një kombi”, shkruar nga Lord Kinross, i cili u caktua nga qeveria britanike për të shkruar një biografi për Ataturkun. Në librin e publikuar për herë të parë në vitin 1960, shpjegohen veçoritë e karakterit të Ataturkut, kohët e fundit të Perandorisë Osmane dhe vitet e para të Republikës së Turqisë.

Edhe një shkrimtar hulumtues tjetër britanik, Andrew Mango në librin me titull “Ataturku/Themeluesi i Turqisë Moderne” ka shqyrtuar duke komentuar në çdo drejtim tërë jetën e Ataturkut. Libri me titull “Ataturku-Themeluesi i Turqisë Moderne / Mësime për lidership nga një gjeneral gjeni, i shkrimtarit amerikan, Austin Bay, i cili gjithashtu ishte një ushtarak, është një vepër tërheqëse ku shpjegohet lidershipi, mençuria në komandimin ushtarak dhe aftësitë e Ataturkut. Kurse vepra “Ataturku” e Klaus Kreiser, i cili njihet për studimet mbi gjuhën dhe historinë turke, është ripublikuar shumë herë në Gjermani dhe është një burim i rëndësishëm për studentët dhe arsimtarët.

 


Lajme të ngjashme