Dashuria për turqishten nuk njeh kufij

Gjimnazistja nga Kroacia shkon dy herë në javë në Bosnjë-Hercegovinë për të mësuar gjuhën turke.

1523119
Dashuria për turqishten nuk njeh kufij

Vajza 17-vjeçare Nina Jerkoviç, e cila jeton në qytetin Metkoviç të Kroacisë, kalon kufirin dy herë në javë për të mësuar turqisht duke ndjekur kursin e turqishtes në institutin Yunus Emre në qytetin Mostar të Bosnjë-Hercegovinës.

Nxënësja e shkollës së mesme në vit të tretë, Nina gjithashtu përmirëson turqishten e saj duke marrë pjesë në klubin e gjuhës së folurit në internet për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Ajo dëshiron të mësojë turqisht, pasioni për të cilën erdhi falë serialeve turke, dhe kërkon të vazhdojë arsimin e saj universitar në Stamboll.

Duke shpjeguar se ajo u regjistrua në kurset e institutit me rekomandimin e një shoku të babait të saj, Jerkoviç theksoi se mësuesit që punojnë në institut janë shumë të interesuar me ta dhe ajo është shumë e kënaqur me ecurinë e mësimeve.

Nina tha se në qytetin ku ajo jeton nuk ka asnjë tjetër që flet turqisht dhe shtoi: “Por unë jam aq e pasionuar pas turqishtes, saqë të gjithë në familjen time dhe rreth meje kanë mësuar të thonë diçka në turqisht."

"Unë jam e sigurt se gjuha turke do të kontribuojë tek mua pavarësisht profesionit që do të bëj në të ardhmen.", tha Jerkoviç,

Ajo u shpreh se interesohet edhe për traditat turke dhe shtoi: “Më pëlqen shumë gjithashtu edhe çaji dhe ushqimi turk. Shpresoj të provoj shumë ushqime në Stamboll sa më shpejt të jetë e mundur."

 


Lajme të ngjashme