A e dini se në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, ka një Muze të Historisë së Natyrës?

Muzeu i parë dhe më i madh i historisë së natyrës në Turqi u themelua në vitin 1968 në Ankara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Hulumtimit dhe Eksplorimit të Mineraleve të Turqisë (MTA)

1516540
A e dini se në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, ka një Muze të Historisë së Natyrës?

A e dini se në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, ka një Muze të Historisë së Natyrës?

Muzeu i parë dhe më i madh i historisë së natyrës në Turqi u themelua në vitin 1968 në Ankara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Hulumtimit dhe Eksplorimit të Mineraleve të Turqisë (MTA). Muzeu ku ekspozohen shumë shembuj (kampione) fosilesh, shkëmbinjsh dhe mineralesh të mbledhura nga vende të ndryshme të Turqisë dhe botës të cilat shpjegojnë historinë e natyrës, përbëhet nga 3 kate.  

Në katin hyrës vizitorët i pret tema “udhëtimi në hapësirë”. Këtu vizitorët kanë mundësi të njohin nga afër planetët brenda sistemit diellor dhe të shikojnë gurët e hënës, rrufesë, dhe meteorit.   

Në katin e parë të muzeut ekspozohen edhe fosilet e kafshëve me dhe pa vertebër dhe fosilet bimore, fosilet e dinozaurëve mishngrënës që datojnë 140 milionë vjet më parë, skeleti i elefantit Marash dhe balenës që janë mbetje të cilat provojnë jetën e hershme të shkuar.

Gjithashtu në këtë kat zë vend edhe vitrina ku ekspozohen kafshët dhe bimët e Turqisë si dhe pjesa ku ekspozohen mjetet dhe pajisjet që përdornin njerëzit parahistorik.

Kurse shembujt të mineraleve, gurëve të zbukurimit dhe gurët shkëmbor të mbledhur nga vende të ndryshme të Turqisë dhe botës mund të vizitohen në katin e dytë.

Me një pjesë të veçantë të përgatitur për vizitorët me aftësi të kufizuar në shikim, ky muze mbart edhe një risi në Turqi. 

 


Lajme të ngjashme