A e dini se në Denizli ka shumë fosile që hedhin dritë mbi historinë?

Në Denizli, që ndodhet në perëndim të Turqisë, janë zbuluar fosile të 8 lloj kafshëve të ndryshme, ndër të cilat edhe mamut edhe rinoqeront, që mendohet se kanë jetuar 1,2-9 milionë vite më parë.

1512222
A e dini se në Denizli ka shumë fosile që hedhin dritë mbi historinë?

A e dini se në Denizli ka shumë fosile që hedhin dritë mbi historinë?

Në kërkimet e zhvilluara në sipërfaqen e rrethit Denizli, që ndodhet në perëndim të Turqisë, janë zbuluar fosile të 8 lloj kafshëve të ndryshme, ndër të cilat edhe mamut edhe rinoqeront, që mendohet se kanë jetuar 1,2-9 milionë vite më parë. 

Shkencëtarët tërheqin vëmendjen se fosilet, të cilat datojnë me të njëjtën periudhë të njerëzve të hershëm të Anadollit, që janë gjetur përsëri në Denizli në vitin 2002, janë shumë të rëndësishme nga aspekti i ndërveprimit të njerëzve me kafshët.

Në kërkimet e zhvilluara që prej vitit 2017 në Denizli janë zbuluar shumë fosile që i përkasin kafshëve. Fosili i mamutit, që zë vend ndër zbulimet e fundit tregon se në periudhën e akullit, këto kafshë jetonin edhe në Denizli. Specialistët që kanë studiuar këtë fosil që përbëhet nga nofka e poshtme, bëjnë të ditur se një nofkë të tillë të mbrojtur kaq mirë nuk ka as në Evropë dhe bëjnë të ditur se nga ky aspekt zbulimi është i rëndësishëm. Gjithashtu në kërkimet e fundit tërheq vëmendjen edhe fosili i milingonë ngrënësit, që në Anadoll njihet shumë pak.

 


Lajme të ngjashme