A e dini se në qytezën Safranbolu zhvillohet një festival ndërkombëtar filmi?

Qyteza historike e Safranbolusë, që ka sjellë deri në ditët tona tërë madhështinë e arkitekturës civile osmane, në 17 dhjetor 1994 duke u përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është kthyer në një trashëgimi të përbashkët të njerëzimit.

1506533

Për të promovuar në mënyrën më të mirë këtë trashëgimi kulturore dhe për të ruajtur vazhdimësinë e mbrojtjes së saj bëhen punime të ndryshme. Një prej tyre është edhe Festivali i Filmit Shafrani i Artë, që ka filluar në vitin 2000.

Festivali, duke marrë një dimension ndërkombëtar në vitin 2004, u kthye në një organizim të hapur për tërë botën. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Shafrani i Artë, në kuadër të temës “Mbrojtje e Trashëgimisë Kulturore”, ka si qëllim që atmosferën historike, kulturore dhe natyrore ta transferojë në të ardhmen.

Gjatë festivalit ofrohet mundësia jo vetëm e ndjekjeve të filmave dokumentarë por edhe soditja e shtëpive historike të Safranbolusë, shijimi i kafes, nata e kënasë (një ndatë para dasmës), dasmat, veshjet tradicionale e shijimi i gatimeve.

Gjithashtu mund të shihen edhe vlerat kulturore që jetojnë prej shekujsh, si kultivimi i lules së shafranit.

A e dini se mjalti i prodhuar në Rrafshnaltën Anzer të Detit të Zi nuk ka të krahasuar në botë? | TRT  Shqip

Lajme të ngjashme