A e dini se mjalti i prodhuar në Rrafshnaltën Anzer të Detit të Zi nuk ka të krahasuar në botë?

Mjalti Anzer prodhohet në rajonin që njihet si Rrafshnalta Anzer dhe që ndodhet në nënprefekturën Ikizdere të rrethit Rize në Turqi.

1503950
A e dini se mjalti i prodhuar në Rrafshnaltën Anzer të Detit të Zi nuk ka të krahasuar në botë?

A e dini se mjalti i prodhuar në Rrafshnaltën Anzer të Detit të Zi nuk ka të krahasuar në botë?

Mjalti Anzer prodhohet në rajonin që njihet si Rrafshnalta Anzer dhe që ndodhet në nënprefekturën Ikizdere të rrethit Rize në Turqi. Duke qenë se bletët mbledhin nektarin nga lulet që rriten vetëm në këtë rajon, pra endemik, mjalti që ato prodhojnë veçohet si aromë dhe shije në krahasim me mjaltin që prodhohet në rajone të tjera.

Sipas studimeve të bëra nga botanikët e huaj, në natyrën ku prodhohet mjalti Anzer, rriten rreth 500 lule dhe 90 prej tyre rriten vetëm në Rrafshnaltën Anzer. Për shkak se ka një prodhim të kufizuar, ky mjaltë cilësohet si mjalti më i veçantë në botë.

Kur konsumohet, mjalti Anzer tregon një efekt antioksidues të fuqishëm dhe duke forcuar imunitetin ndihmon në mbrojtjen prej shumë sëmundjeve. Dihet se ky mjaltë ka një ndikim pozitiv edhe në procesin e kurimit ndaj sëmundjeve si dhe mbart veti antibakteriale. Konsumi i një luge mjalti Anzer në ditë, që përmban shumë substanca të dobishme si vitamina C, kalium dhe kalcium, është i mjaftueshëm për të përfituar nga të gjitha këto.

Por duke qenë se përmban një sasi të madhe sheqeri nuk duhet të përdoret më shumë se një lugë në ditë. Veçanërisht persona që vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti dhe shqetësime të tjera serioze, ose që janë alergjikë, duhet të këshillohen patjetër me mjekun përpara konsumit të mjaltit Anzer. 

 


Lajme të ngjashme