A e dini se ‘Kulla e Vajzës’ që ndodhet në Ngushticën e Stambollit ka një të shkuar 2.500-vjeçare?

‘Kulla e Vajzës’ (Kızkulesi) me të shkuarën që fillon nga epoka antike, duke ekzistuar në të gjitha periudhat historike nga grekët e lashtë tek Perandoria Bizantine deri tek osmanët, është një strukturë që ka dëshmuar historinë e Stambollit.

1497779

Për shkëmbin mbi të cilin është ndërtuar ‘Kulla e Vajzës’ bëhet fjalë për herë të parë në vitin 410 para erës sonë. Në këtë periudhë, një komandant nga Athina me qëllim që të kontrollonte dhe të merrte taksa nga anijet që hynin dhe dilnin në Ngushticë, ndërton një kullë mbi një ishull të vogël. Më pas në vitin 1110 (në erën tonë) Perandori Romak këtë radhë ndërton një kullë për qëllime mbrojtëse.

Kjo kullë e shkatërruar me kohën dhe e rinovuar përsëri, gjatë ngadhënjimit të Stambollit u përdor si bazë nga venedikasit. Pas ngadhënjimit të Stambollit Fatih Sultan Mehmet (Mehmet II) e prishi këtë kala dhe në vend të saj ndërtoi një kullëz të vogël të rrethuar me puseta dhe aty vendosi topa (artilerie). Themelet dhe një pjesë e rëndësishme e katit përdheses është strukturë e periudhës së Fatihut. ‘Kulla e Vajzës’ përgjatë gjithë periudhës osmane duke u rinovuar dhe disa pjesë duke u rindërtuar u mbajt e gjallë.

Pas shpalljes së Republikës e deri më ditët e sotme në këtë kullë janë bërë shumë punime të rinovimit. ‘Kulla e Vajzës’  hapi dyert për vizitorët në vitin 2000 dhe në ditët tona gjatë ditës shërben për vizitorët vendas dhe të huaj si kafehane dhe lokal ndërsa në mbrëmje si restorant.     

Lajme të ngjashme